Bota

Australia dhe Holanda do të padisin Rusinë për rrëzimin e avionit Malasyan Airline në 2014

14 Mars 2022, 11:35 Nga DOSJA
Australia dhe Holanda do të padisin Rusinë për rrëzimin e

RUSI– Australia dhe Holanda kanë filluar veprime ligjore kundër Rusisë në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të OKB-së për rrëzimin e fluturimit 17 të Malaysia Airlines në 2014, sipas një deklarate të qeverisë australiane të hënën.

Sipas CNN, fluturimi i Malaysia Airlines, Amsterdam-Kuala Lumpur u rrëzua në korrik 2014 nga një raketë e lëshuar nga rebelët pro-rusë në Ukrainë. Të gjithë 298 personat në bord u vranë.

Refuzimi i Federatës Ruse për të marrë përgjegjësinë për rolin e saj në rrëzimin e fluturimit MH17 është i papranueshëm dhe qeveria australiane ka thënë gjithmonë se nuk do të përjashtojë asnjë opsion ligjor në ndjekjen tonë të drejtësisë”, deklarata e lëshuar nga kryeministri Scott Morrison. Ministrja e Jashtme, Marise Payne dhe Prokurorja e Përgjithshme Michaelia Cash.

Në tetor 2020, Rusia u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga negociatat me Australinë dhe Holandën në lidhje me rrëzimin e fluturimit MH17 dhe refuzoi të kthehej në tryezën e bisedimeve pavarësisht kërkesave të përsëritura nga Australia dhe Holanda.

Të dy vendet do të argumentojnë se Rusia i furnizoi separatistët me sistemin e raketave të përdorura në sulm dhe më pas e mori atë përsëri. Ata thonë se “raketa mund të ishte lëshuar vetëm nga ekuipazhi rus i trajnuar i Buk-TELAR, ose të paktën nga dikush që vepron nën udhëzimet, drejtimin ose kontrollin e tyre”.

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi organizata ndërkombëtare e aviacionit civil scott morrison lufta ukraine-rusi organizata ndërkombëtare e aviacionit civil scott morrison

Sondazh

Poll