Bota

Sulmi me raketa në Donetsk shkakton disa viktima, mbi 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

14 Mars 2022, 11:49 Nga DOSJA
Sulmi me raketa në Donetsk shkakton disa viktima, mbi 20 të vdekur dhe

UKRAINË– Imazhet dhe videot e ngarkuara nga qyteti Donetsk në Ukrainën lindore të hënën në mëngjes tregojnë viktima të shumta nga ajo që duket të ketë qenë një sulm me raketa në qytet.

Donetsk mbahet nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia dhe është kryeqyteti i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DPR).

Videot, tregojnë se ka pasur të paktën disa viktima në një rrugë kryesore në qendër të qytetit si dhe një numër të madh të plagosurish. Në vendngjarje shihen mbetje të raketës. Nga ka ardhur dhe kush e ka gjuajtur është ende e paqartë.

Për momentin, ne mund të flasim për numrin më të madh të viktimave civile si rezultat i një sulmi të vetëm. Rreth 20 njerëz [vdiqën], por numri është duke u përditësuar“, -tha kreu i DPR, Denis Pushilin, për televizionin rus.

Një agjenci lokale e lajmeve citoi Shtabin e Mbrojtjes Territoriale të DPR të jepte të njëjtën shifër. Milicia Popullore e DPR akuzoi palën ukrainase për lëshimin e raketës, duke thënë, “Formacionet e armatosura ukrainase përdorën edhe një herë sistemin taktik të raketave ‘Tochka-U’ në zonat e banuara të Donetsk, me qëllim që të [shkaktojnë] gjenocid [për ] civilë dhe shkatërrojnë infrastrukturën e rëndësishme civile në kryeqytetin e Republikës”.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë raketën Tochka, por ajo është përdorur edhe nga forcat ruse dhe separatiste në të kaluarën. Më vete, ministria e shëndetësisë e DPR foli për 23 të plagosur të shtruar në spital.

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota denis pushilin lufta ukraine-rusi denis pushilin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll