Bota

‘Prona është çliruar’, protestuesit ukrainas shkojnë në vilën e oligarkut rus në Britani

14 Mars 2022, 11:57 Nga DOSJA
‘Prona është çliruar’, protestuesit ukrainas

BRITANI– Squatters kanë fituar akses në një rezidencë në pronësi të miliarderit oligark rus, Oleg Deripaska në sheshin Belgrave në qendër të Londrës.

Sipas Skynews, një fotografi e shpërndarë në Twitter tregon një flamur ukrainas të varur nga një dritare dhe një pankartë që lexon “kjo pronë është çliruar”. Një furgon policie dhe një makinë mund të shihen të parkuara jashtë.

Deripaska, një industrialist 54-vjeçar që themeloi gjigantin e aluminit Rusal, u shtua në listën e sanksioneve të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të enjten më 10 mars.

Fati i portofolit të pronave të tij shumë milionëshe në Britani mbetet i paqartë pasi qeveria tha se asetet e tij do të ngriheshin. Imazhet e disa kohëve më parë tregon Deripaskën duke shtrënguar duart me presidentin rus Vladimir Putin në 2014.

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleg deripaska lufta ukraine-rusi oleg deripaska

Sondazh

Poll