Bota

Kina thirrje SHBA-ve: Bëni transparencë për laboratorët biologjikë të zbuluar në Ukrainë

14 Mars 2022, 12:15 Nga DOSJA
Kina thirrje SHBA-ve: Bëni transparencë për laboratorët

KINË– Autoritetet kineze u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të demonstrojnë transparencë kur bëhet fjalë për laboratorët biologjikë të zbuluar së fundmi në Ukrainë, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian.

Aktiviteti ushtarak-biologjik në Ukrainë ka ngritur alarmin në të gjithë komunitetin global,“- këmbënguli diplomati, siç raportohet nga agjencia ruse TAS.

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi, ka dhjetëra biolaboratorë në Ukrainë që punojnë nën udhëzimet e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, sipas Lidjen, duke vënë në dukje se “Shtetet e Bashkuara kanë injektuar më shumë se 200 milionë dollarë në këta laboratorë.

Nëse Shtetet e Bashkuara duan të dëshmojnë hapjen e tyre, atëherë pse të mos i hapin këta laboratorë biologjikë për hetim të pavarur nga ekspertë ndërkombëtarë?”, pohon diplomati.

Igor Kirilov, shefi i forcave të mbrojtjes nga rrezatimi, kimike dhe biologjike të Forcave të Armatosura Ruse, tha më herët se në Ukrainë ishte krijuar një rrjet prej më shumë se 30 laboratorësh biologjikë të financuar nga SHBA.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota igor kirilov marredheniet shba-kine zhao lijian igor kirilov marredheniet shba-kine zhao lijian

Sondazh

Poll