Aktualitet

Atentati me 2 të vrarë, Gjykata e Vlorës lë në burg ‘Çipurin’, masa jepet në spital

21 Shkurt 2019, 14:02 Nga DOSJA
Atentati me 2 të vrarë, Gjykata e Vlorës lë në burg

VLORE- Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Armando Sulejmanin, i plagosur gjatë atentatit me dy viktima që ndodhi të dielën e kaluar në Vlorë.

Sulejmanit i njohur ndryshe me nofkën “Çipuri”, iu gjet dhe një armë e tipit pistoletë. Masa e sigurisë është dhënë në ambientet e spitalit të Vlorës, pasi është nën kujdesin e mjekëve pasi ka marrë plagë të rënda gjatë atentatit ku mbeti i plagusur.

Më tej Dosja.al mëson se ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës, e cila e la në arrest me burg.

Kujtojmë se “Çipuri” ngeli i plagosur me dy plumba nga atentati që ndodhi në  në zonën e “Ujit të Ftohtë” ku humbën jetën Orest Rexho dhe Arian Hasani. (Lexo ketu)

42-vjeçari i njohur si “Çipuri”, shënjestra e atentatit, ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur rëndë, më 1 tetor 2017, në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arian hasani armando sulejmani atentati ne vlore orest rexho vrasja ne vlore arian hasani armando sulejmani atentati ne vlore orest rexho vrasja ne vlore

Sondazh

Poll