Aktualitet

SHBA dhe BE për krizën politike në Shqipëri/ Fleckenstein: Rolin kryesor e kanë partitë e vendit

21 Shkurt 2019, 10:51 Nga DOSJA
SHBA dhe BE për krizën politike në Shqipëri/ Fleckenstein:

Ditën e sotme, anëtari i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein në një prononcim për Dosja.al u përgjigj pyetjeve mbi gjendjen aktuale të politikës në vendin tonë. Fleckenstein sqaroi se SHBA dhe BE do të ndërhyjnë për ndërmjetësime në këtë situatë, por peshën kryesore e kanë partitë në vendin tonë, të cilat duhet të trajtojnë vetë gjendjen aktuale.

Çfarë mendoni për vendimin e opozitës për të bojkotuar parlamentin?

“Nuk është hera e parë që po përballemi me këtë situatë, që opozita shqiptare të heqë dorë nga puna në parlament. Për mendimin tim nuk ka ndryshuar asgjë gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim, është puna e opozitës në parlament dhe nëse e konsiderojnë të nevojshme, edhe jashtë parlamentit, për të ofruar një alternativë ndaj politikës aktuale.”

Si mund të ndikojë në procesin e negociatave, vendimi i opozitës për të ‘djegur’ mandatet e Parlamentit?

“Natyrisht që do të ndikojë në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit 2019. Për një vend që funksionon pa parlament dhe pa opozitë është më e vështirë të arrihet marrëveshja e nevojshme e shteteve anëtare”.

A mendoni se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen?

“Unë nuk mund t’i përgjigjem pyetjeve të tilla, jam gjerman, jo shqiptar.”

Si mund të ndihmojnë SHBA-të dhe BE-ja Shqipërinë për të shmangur këtë krizë politike?

“Teorikisht, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mund të ndërmjetësojnë, por mendoj se tani është koha që partitë të tregojnë se mund ta trajtojnë situatën vetë.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendja aktuale në shqipëri knut fleckenstein shba dhe be për shqiperine gjendja aktuale në shqipëri knut fleckenstein shba dhe be për shqiperine

Sondazh

Poll