Aktualitet

Garda i heq mbrojtjen Berishës: Ka kaluar afati ligjor. Ish-kryeministri: Hakmarrje e Ramës

21 Shkurt 2019, 10:53 Nga DOSJA
Garda i heq mbrojtjen Berishës: Ka kaluar afati ligjor. Ish-kryeministri:

TIRANË- Garda e Republikës ka vendosur sot që t’i heqë mbrojtjen ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ky vendim iu është komunikuar sot truprojave që ruajnë Berishën, dhe iu është thënë që të rikthehen në detyrë tek Garda e Republikës.

Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se ata kanë dhënë dorëheqjen e tyre pas këtij urdhëri dhe kanë dorëzuar armët e shërbimit dhe kanë vazhduar të mbrojnë ish-kryeministrin.

Në një deklaratë për mediat Garda e Republikës shprehet se Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”.

Vetë Berisha, në një prononcim për gazetarët tha se kjo është një hakmarrje e Ramës dhe se ai ndihet më i fortë se kurrë.

“Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë.”-tha Berisha.

Më tej, ish-kryeministri foli edhe për anulimin e seancës plenare, që për Berishën është mbathja e dytë e Gramoz Ruçit.

“Demonë të pushtetit po dëshmojnë se janë në grahmat e fundit. Regjimi kakitostratik nuk ka të ardhme. Nga ana tjetër në rrafshin personal kjo është mbathja e dytë e Gramoz Ruçit. Ja mbathi njëherë në 1996 me rrobat e të shoqes, kaloi në Kakavijë, ma sollën dhe filmimet por nuk desha ta turpëroj, dje bëri të njëjtën gjë. E mbylli dhe ja mbathi.”-tha Berisha.

Lideri historik i PD i bëri deklaratat nga protesta që u zhvillua sot para Parlamentit, ku mijëra qytetarë shoqëruan deputetët e opozitës në djegien e mandateve. (Lexo ketu)

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet garda e republikes protesta e opozites 21 shkurt sali berisha truprojat e berishes garda e republikes protesta e opozites 21 shkurt sali berisha truprojat e berishes

Sondazh

Poll