Aktualitet

Protesta/ Basha e mbyll me himnin: Nga sot, qytetar i thjeshtë. Kyçëm parlamentin e krimit

21 Shkurt 2019, 08:24 Nga DOSJA
Protesta/ Basha e mbyll me himnin: Nga sot, qytetar i thjeshtë.

TIRANË- Opozita e bashkuar ka zhvilluar protestën e paralajmëruar përpara Parlamentit ku mijëra qytetarë iu bashkuan një proteste paqësore, në dallim nga protesta e datës 16 shkurt, ku u plagosën 19 persona për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës. Mbi 2000 policë u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës. Me nisjen e grumbullimit të protestuesve, deputetët që dogjën mandatet morën fjalën njëri pas tjetrit. Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shkuan tek Kryesia e Kuvendit, ku dorëzuan mandatet.  Me daljen nga kryesia e Kuvendit, Basha dhe Kryemadhi kanë drejtuar turmën tek selia e Partisë Demokratike. Basha mbajti edhe një fjalë para qytetarëve, ku këndoi tre strofa nga himni kombëtar. Basha tha se nga sot, është një qytetar i thjeshtë dhe se parlamentit të krimit, sot iu vu kyçi.

Paralelisht me protestën, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe  kreun e grupit të PS, Taulant Balla.  Protesta e sotme vjen pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike vendosi përfundimisht djegien e mandateve të deputetëve. Sali Berisha, Lulzim Basha  (Lexo këtu) dhe deputetët e tjerë të opozitës dorëzuan mandatin e tyre. Edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi (Lexo këtu) hoqi dorë nga mandati. Opozita kërkon rrëzimin e Kryeministrit Rama dhe ngritjen e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. 

Zhvillimet orë pas ore në protestën e opozitës

Ora 13:05 Basha lajmëron mbylljen e protestës: Jemi të gjithë qytetarë

Pas dorëzimit të mandateve në kryesinë e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat nga selia e PD ku njoftoi dhe mbylljen e protestës së sotme. Kreu i PD shtoi sot opozita i vuri kyçin parlamentit, që siç e quajit ai është i krimit.

Ora 12:45- Në protestë nuk mungon gazetarja italiane, raporton mes qytetarëve

Në protestën e sotme të opozitës e cila po zhvillohet para Parlamentit nuk ka munguar edhe një gazetare italiane e cila po raporton nga terreni.  Gazetarja Laura Tangherlini raporton protestën për median italiane “Rai News 24”. Në fotot e mëposhtme duhen qartë mometet teksa ajo pyet qytetarët shqiptarë për protesën e sotme.

Ora 12:20-  Kryesia e blinduar nga policia, Basha dhe Kryemadhi në godinë për të dorëzuar mandatet

Pak minuta më parë kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi janë futur në godinën e Kryesisë së Kuvendit për të lënë mandatet e deputetëve. Dy liderët e opozitës janë ngjitur në shkallët e brendshme të kësaj godine ku edhe do të lenë mandatet e tyre. Kjo godinë është e blinduar nga forca të shumta policie.

Ora 12:05 Basha thirrje qytetarëve: Së bashku drejt Kryesisë së Kuvendit të dorëzojmë mandatet

Basha në fjalën e tij para Parlamentit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin deputetët e opozitës drejt Kryesisë së Kuvendit për të bërë aktin final të dorëzimit të mandateve. Basha tha se Kryeministri Edi Rama, nuk do të ketë vrimë miu ku të futet, dhe i bëri thirrje policisë së Shtetit, që të mos lejojë largimin e tij nga vendi. 

Ora 11:50- Garda i heq mbrojtjen, truprojat japin dorëheqjen, Berisha: Hakmarrje e Ramës, jam më i fortë se kurrë

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ky vendim iu është komunikuar sot truprojave që ruajnë Berishën, dhe iu është thënë që të rikthehen në detyrë tek Garda e Republikës.

Ora 11:50- Kryemadhi nga sheshi i protestës: Nuk ka më kthim pas, të largojmë Ramën dhe krimin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në protestën e opozitës dhe është shprehur se shqiptarët do e ndajnë politikën nga krimi. Ai u shpreh e vendosur se nuk ka më kthim pas dhe se qeveria Rama do të rrëzohet.

Ora 11:31-Hiqen valët gjatë protestës/ AKEP: E kërkoi Policia e Shtetit, do mbrojmë sigurinë publike

Gjatë protestës së sotme për shkak të sigurisë publike në vend, AKEP njofton se që prej orës 11:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje të valëve në disa zona në Tiranë. AKEP sqaron se ky veprim është ndëmarrë pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ora 11:00-Foto lajm/ Protesta e opozitës, qytetarët hipin mbi pemë

Detaje interesante vijnë nga protesta e opozitës para parlamentit. Siç shihet edhe në foto, disa qytetarë kanë hipur mbi pemë, pasi policia ka rrethuar parlamentin.

Ora 10: 53- Kryemadhi: Sot shansi  i fundit i poltikës

Kryetarja e LSI, Monika Krymadhi, ka reaguar për mediat në nisje të protestës së opzitës, ku deklaroi se sot është shansi i fundit i polikës shqiptare. Kryemadhi u shpreh se veprimi që ka marrë opozita është shumë ekstrem, por dhe situata në të cilën ndodhemi është ekstreme.

Ora 10:40-Banorët e Astirit i bashkohen protestës së opozitës

Banorët e Astirit i janë bashkuar protestës së sotme paralajmëruar nga opozita, e cila ka filluar të zhvillohet para pak minuth para godinës së parlamentit.

Ora 10:25- Mijëra protestues në shesh, zbulohet se ku ndodhet kryeministri Edi Rama

Dosja.al  mëson se kryeministri Edi Rama ndodhet te Kryesia e Kuvendit. Rama është duke zhvilluar një takim me Ruçin, ndërkohë që ka anuluar takimin në Gjirokastër në kuadër të turit “Bashkia që duam”. 

[sgallery url=”https://dosja.al/nis-protesta-e-opozites-qytetaret-grumbullohen-para-kuvendit/”]

Ora 10: 24 –Zbulohen pankartat thumbuese kundër Edi Ramës

Disa nga pankartat më pikante janë ato që kanë krahasuar me liderët të Amerikës Jugore, si Moduro, Chavez por dhe si tutor e piktor.

Ora 10:15– Të rinjtë e FRPD-së vendosin lule dhe ndezin qirinj para Kuvendit

Të rinjtë e FRPD-së kanë vendosur para parlamentit lule dhe kanë ndezur qirinj pasi sipas tyre sot po marrin pjesë në “funeralin e parlamentit”.

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga selia e blu është shprehur se sot Parlamenti ka rënë dhe është dita që mandatet e deputetëve do i kthehen popullit.

Që në orët e para të mëngjesit qytetarë të shumtë të organizuar nga partitë opozitare janë nisur nga rrethet drejt Tiranës. Rreth orës 07:00 është bërë nisja nga rrethet me autobusë, furgonë, por dhe mjete të vogla personale janë nisur drejt Tiranës.

Ora 09:00Protesta e opozitës, nga Kruja nisen qindra qytetarë 

Qindra qytetarë janë nisur nga rrethi i Krujës për të protestuar në Tiranë në tubimin që ka organizuar opozita. Sipas informacioneve të Dosja.al, Policia ka ngritur postblloqe në akset  Fushë Krujë – Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas–Vorë.

(A.B/ J.V/ F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve te opozites lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 21 shkurt 2019 sali berisha djegia e mandateve te opozites lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 21 shkurt 2019 sali berisha

Sondazh

Poll