Aktualitet

Kryemadhi nga sheshi i protestës: Nuk ka më kthim pas, të largojmë Ramën dhe krimin

21 Shkurt 2019, 11:00 Nga DOSJA
Kryemadhi nga sheshi i protestës: Nuk ka më kthim pas, të

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në sheshin e protestës dhe është shprehur se shqiptarët do e ndajnë politikën nga krimi. Ajo theksoi se duhet të kthejmë në vend 400 mijë shqiptarët që largoi Rama.

Sot mandatet tona nuk janë më fasadë e një parlamenti që rrethohet me tela me gjemba. Janë mandatet e minatorëve, naftëtarëve, e atyre studentëve që në mënyrën më të bukur i nxorën bojën shtetit të kalbur të Edi Ramës.

Prandaj ju bëj thirrje që ky kryeministër nuk mund të mbajë në dorë të ardhmen e shqiptarëve. Secili nga ne ka një mision, të largojmë krimin, të ndajmë politikën nga krimi dhe droga. Të kthejmë 400 mijë shqiptarë të kthehen në vend pasi Rama i largoi.

Nëse në çdo vend të Evropës, në Amerikë apo vend demokratik, nëse një kryeministër apo deputet do të faktohej nga prokuroria që votat e tyre janë blerë me paratë e kartelit të drogës, do të ishin në burg, por dhe do të kishin djegur çdo cep të narkoshtetit.

Mandatet tona do të digjen për të bërë paktin për shtetit, për të ndërtuar shtetin, që të mos guxojë njeri të vijë në pushtet me gjakun e shqiptarëve. Japin fjalën sot që nuk ka kthim pas se do të na mallkojë shpirti i shqiptarëve.

Rama ka ikur, se po të ishte i fortë, sot do të ishte në atë sallë, nuk do të ikte si Arafati që nuk rri dot në një vend, nuk do të fshihej si miu vrimave të drogës.

Ju bëj thirrje, që ky kryeministër nuk mund të mbajë në dorë të ardhmen e shqiptarëve.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 21 shkurt 2019 edi rama monika kryemadhi protesta e opo\ites protesta para parlamentit 21 shkurt 2019 edi rama monika kryemadhi protesta e opo\ites protesta para parlamentit

Sondazh

Poll