Politike

Basha: Jemi këtu prej 9 shtatorit, por nuk zhbëhet, s’kemi shans me një non grata!

13 Mars 2022, 16:35 Nga DOSJA
Basha: Jemi këtu prej 9 shtatorit, por nuk zhbëhet, s’kemi shans

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se Partia Demokratike nuk ndodhet në situatën që është është për shkak të gabimeve të bëra prej tij apo demokratëve, por për shkak të vendimit të marrë më 9 shtator, dita që grupi vendosi të përjashtonte ish-kryeministrin Sali Berisha. Para Kolegjit të Kryetarëve, Basha është shprehur se është në shërbim të zgjedhjes. Sipas tij, vendimi për përjashtimin e Berishës nuk anulohet, pasi PD-ja nuk mund të ketë asnjë shans me një person të shpallur non-grata në radhët e saj.

“Të ndërtojmë një proces drejt zgjidhjes. Sfida është të bëjmë bashkë këto 3 pjesë. Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju kë takimin e fundit: jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces. Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë pd. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjdhjes kam vënë në dispozicion gjithçka,”- ka thënë Basha.

LAJM KRYESOR: Krerët e degëve i shkojnë në zyrë Bashës, kryedemokrati: Përjashtimi i Berishës s’anulohet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha mbledh kolegjin e kryetareve lulzim basha basha mbledh kolegjin e kryetareve lulzim basha

Sondazh

Poll