Politike

Rama: Do e rrisim pagën minimale çdo vit, në prill shkon 320 mijë lekë

13 Mars 2022, 09:21 Nga DOSJA
Rama: Do e rrisim pagën minimale çdo vit, në prill shkon 320

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ripërsëriti edhe një herë thirrjen se qeveria shqiptare do të rrisë pagën minimale. Përballë punonjësve të pasticerisë në Tiranë, Rama tha se do të ketë një reflektim për pagën e cila do të shkojë në 320 mijë lekë.

Rama: Është bërë si modë këtu që pagat janë 200 mijë lekë, jo është 300 mijë lekë. Do ta rrisim çdo vit, në fund të mandatit do të bëjmë që të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë. E menjëherë nga muaji prill paga e prillit do fillojë të reflektojë rritjen e pagës minimale në 320 mijë lekë dhe do e rrisim cdo vit e ambicia është që në fund të këtij mandati mos ketë pagë nën 400 mijë lekë.

Me këto masa kemi 56% të të punësuarve që s’pagujanë asnjë taksë. Do flas dhe për energjinë është pjesa më e rëndë dhe do ishte më katastrofike. Goditja e krizës mbi faturën e energjisë është në 5, 6 dhe ka arritur deri në 7 herë. Kur të shkoni në shtëpi hidhini një sy faturës së energjisë, shumëzojeni me 7, aq është cmimi sot, është njësoj si produktet tuaja që të shumëzohen me 7.

LAJMI KRYESOR: Paketa e Rezistencës Sociale! Rama: Rrisim pagën minimale! Protestat? Dalin me makina X5

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll