Politike

‘Edona ju shikon si Zeus po mos deliron’/ Rama komenton videon virale: Po bënte ironi

13 Mars 2022, 13:40 Nga DOSJA

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar videon që u bë virale në rrjet të ministres së kabinetit të tij, Edona Bilalit, e cila e quante atë Zeus. Rama iu përgjigj komentit të një qytetareje në Facebook, e cila me ironi i kërkoi të mos delironte edhe pse është quajtur Zeus. Kreu i qeverisë e quajti deklaratën e ministres si ironi, duke shtuar se në atë kohë as nuk e njihnin njëri tjetrin.

Komenti: Fakti që Edona ju shikon si Zeus mos delironi.

Rama:E para Edona e ka thene ate ne vitin 2017 kur as e njihja dhe as me njihte dhe per cdo shqiptar qe kupton shqip dhe degjon ate qe thuhet, ajo ka bere ironi me mua, e qe ta dine ata qe e perflasin kete pjese, nje nga arsyet pse e kam ftuar Edonen ne PS ka qene fakti se ishte nje njeri kritik me PS nga shoqeria civile! E dyta fatura e energjise nuk varet nga sa njerez ka ne shtepi po nga konsumi dhe nese te vjen aq shumezoje per 5 se aq e ka cmimin real sot energjia dhe kije parasysh qe ate pjesen tjeter ta paguan qeveria! E treta faturat e energjise e te ngrohjes ne Europe i kam pare, merre nje nga ata familjaret qe ke ne Gjermani e ma posto qe te bejme krahasimin! E katerta per naften e ke shpjegimin te gjere e te gjate ne video mjafton ta degjosh! E pesta cmimet e shportes ti nuk i ke pas njejte me apo me shume se gjermanet pervecse ne ndonje enderr qe mund te kesh pare dhe sot nuk i ke absolutisht njejte se shume me shume jo e jo! Dhe e fundit, taksat e naftes nuk do te ulen, per te gjitha arsyet qe i ke edhe ne kete video dhe qe po te duash mund t’i degjosh! Shendet e mbaresi”

Ne videon ministrja shprehej se Edi Rama është në rrugën për t’u bërë Zeus.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edona bilali edi rama edona bilali

Sondazh

Poll