Politike

Rama propagandë edhe në faturat e energjisë: Në faturë edhe subvencioni i qeverisë

13 Mars 2022, 11:02 Nga DOSJA
Rama propagandë edhe në faturat e energjisë: Në faturë

TIRANË– Në takimin me biznesin e vogël, për shpjegimin e “Paketës së Rezistencës”, Edi Rama deklaroi se fatura e ardhshme e energjisë elektrike do të shkojë në shtëpitë e qytetarëve me një shtesë të papreçedentë. Në vend të numrit të kilovatëve të shpenzuar dhe kostos që duhet të paguajë, fatura do të ketë edhe shifrën që subvencionon qeveria nga çmimi.

“Në faturën e ardhshme do të keni mundësi të shikoni edhe mbrojtjen nga qeveria. Do keni çmimin real dhe çmimin e mbrojtur, vetëm për ta parë”, tha Kryeministri. Nuk e përcaktoi nëse në faturë do të përcaktohet sa për qind e energjisë është prodhim vendas, me çmim të lirë, sa nga importi dhe sa shkon çmimi final.

Ky është rasti unik në botë, por edhe në histori, kur propaganda shkon deri në faturën e dritave. Një rast i tillë nuk gjendet as në Korenë e Veriut, nuk është praktikuar as nga diktatura. Me siguri kjo faturë do të bëjë xhiron e botës, si shembull i çrregullimeve themelore që i sjell shtetit, një pushtet totalitar, i ngritur mbi propagandën.

(e.a)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll