Politike

‘Nëpërmjet Ballkanit të Hapur’/ Rama: Po negociojmë me Serbinë për të marrë grurin…

13 Mars 2022, 09:54 Nga DOSJA
‘Nëpërmjet Ballkanit të Hapur’/ Rama: Po

TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Shqipëria është në negociata me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza. Kjo u tha ditën e sotme nga kreu i qeverisë gjatë takimit me punonjësit e pastiçerisë, teksa po fliste për krizën që ka kaluar vendin. Rama tha se kjo po bëhet nëpërmjet “Ballkanit të Hapur”.

“Po negociojmë tani me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga kompanitë tona. Besojmë se do ta bëjmë, nëpërmjet Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet. Ju gratë e dini që burrat luftojnë me faktet. Duan t’iu dalë e vetja dhe nuk pranojnë faktet”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll