Politike

‘S’është koha të vëmë kujën’/Rama prezanton pikat e paketës: Do Zoti kjo punë s’zgjat shumë

13 Mars 2022, 09:32 Nga DOSJA
‘S’është koha të vëmë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ripërsëriti dhe një herë pikat e Paketës Sociale gjatë takimit me punonjësit e pasticerisë. Kreu i qeverisë shpreson që lufta të mos vazhdojë më gjatë pasi sipas tij po shkakton shumë dëme në disa sektore të ndryshme. Mirëpo ai tha se nuk është koha që në vend të vihet kuja pasi protesta nuk po bëhen në asnjë vend tjetër të botës.

‘Nuk është koha të vëjme kujën, i vetmi vend i botës, se thonë këta që kriza s’ka lidhje me luftën, ka shkuar deri në Australi. Ju nuk vini këtu me vetura, ju vini këtu me furgon, autobus po ka shumë e shumë si ju që marrin autobusin, prandaj kemi vendosur 5 mln dollarë që të mos rritet cmimi i biletës. Do zoti kjo punë nuk zgjat, se nuk e dimë sot dmth se si do të shkojë puna por flasim në këto kushte. Duhet të jemi realist kur bëjmë llogari, se bëhen mbi fakte, është njësoj si të shkoni ju në shpi dhe t’ju thonë burrat që shkoni dhe bëni demostrata. Fermerët do ti mbështesim që të marrin naftë plus pa taksa. Kjo është paketa që do të bëjmë.

LAJMI KRYESOR: Paketa e Rezistencës Sociale! Rama: Rrisim pagën minimale! Protestat? Dalin me makina X5

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll