Politike

‘Shumë e dashur mike e panjohur’, Linda Rama i çon mesazh me video gruas së Zelenskyy-t

12 Mars 2022, 14:46 Nga DOSJA
‘Shumë e dashur mike e panjohur’, Linda Rama i çon

TIRANË– Bashëshortja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Linda ka dërguar një mesazh mbështetje bashkëshortes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Olenas. Në një videomesazh, Linda Rama i shpreh asaj mbështetjen, për këtë moment të vështirë në të cilën është duke kaluar populli i Ukrainës, i cili po përballet me Rusinë. Në fjalën e saj, Linda thotë se familja Rama dhe gjithë populli shqiptar po e përjeton me dhimbje të madhe tragjedinë e Ukrainës.

“Me dhimbjen e madhe që unë dhe çdo nënë shqiptare ndjen për jetët e humbura, për nënat me fëmijë që ndahen nga burrat e vajzat që ndahen prej të dashurve të tyre, lus Zotin që të të japë forcën e madhe që ju duhet. Uroj me gjithë zemër që triumfi i padiskutueshëm i lirisë së Ukrainës t’i kthejë sa më parë në shtëpinë e tyre ato miliona nena me fëmijë,”- thotë ajo ndër të tjera. 

Mesazhi i plotë i bashkëshortes së Edi Ramës, për bashkëshorten e presidentit të Ukrainës:

Shumë e dashur Olena,

Unë, familja ime dhe i gjithë populli shqiptar po e përjeton me dhimbje të madhe tragjedinë e vendit dhe popullin tuaj. Shqiptarët mund ta kuptojnë mirë atë çka po ndodh aty. Ne e dimë se çfarë mbjell lufta, kemi hapur dyert për gjysmë milionë shqiptarë të Kosovës, që iknin nga shtëpitë si ukrainasit e sotëm. Ne e dimë edhe se çfarë prodhon diktatura, pasi jetuam diktaturën më të egër në Europë. Ne, sikundër ju, jemi komb qe e kemi refuzuar çdo përpjekje të huaj për të na tjetërsuar identitetin tonë.

Ne sot e dimë që demokracia është përkatësi e popujve të lirë, ndërsa ju, ukrainasit, po ia rikujtoni botës së lirë se kjo përkatësi ka nje çmim, që mund të jetë i larte sa vetë jeta. Populli juaj i ka dhënë shumë botës, në histori, kulturë dhe ekonomi. Por sot, populli juaj po i jep botës së lire një mesazh zgjimi për kujtesën e saj të kërcënuar nga amnezia historike, një mesazh kuptimi për vlerat universale të rrezikuara nga interesat gjeopolitike, një mesazh shpëtimi për të ardhmen e saj të marrë peng prej frikës, njê shembull rezistence për të mos rënë në kurthet e së kaluarës, një thirrje për të jetuar me pulsin e kohës, me sfidat dhe endrrat e së ardhmes në botën që na bashkon.

Ju. heroikisht, po i jepni botës së lirë mundësinë të jetë e bashkuar dhe e vendosur, jo për ju, po për vetveten. Shumë e dashur mike e panjohur. Me dhimbjen e madhe që unë dhe çdo nënë shqiptare ndjen për jetët e humbura, për nënat me fëmijë që ndahen nga burrat e vajzat që ndahen prej të dashurve të tyre, lus Zotin që të të japë e t’ju japë forcën e madhe që ju duhet dhe uroj me gjithë zemër që triumfi i padiskutueshëm i lirisë së Ukrainës t’i kthejë sa më parë në shtëpinë e tyre ato miliona nena me fëmijë. Me një admirim të madh për qëndresën tende pranë burrit tënd, së bashku me fëmijët e tu, të siguroj se jemi me ju, deri në fund!

Me ju, deri ne fund! pic.twitter.com/sL25a7NEta

— Linda Rama (@lindaramaal) March 12, 2022

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike linda rama olena zelenskyy linda rama olena zelenskyy

Sondazh

Poll