Aktualitet

Thirrja për bashkimin e PD! Agalliu: Shqipëria ka nevojë imediate për opozitë

13 Mars 2022, 06:45 Nga DOSJA
Thirrja për bashkimin e PD! Agalliu: Shqipëria ka nevojë imediate

TIRANË– Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu kërkon që PD-ja të jetë e bashkuar. Rënia e ndjeshme nga 50 në 25 % e opozitës në zgjedhjet e 6 marsit sipas Agalliut sollën nevojën e një ristrukturimi të domosdoshëm. Me anë të një qëndrimi publik, ai e quan situatën të papranueshme. Agalliu kërkon një bashkim të PD-së të cilin e konsideron përtej interesave të lidershipit të PD Basha dhe Shtëpisë së Lirisë.

POSTIMI:

Partia Demokratike dhe e gjithë opozita, në këto muaj i është larguar elektoratit dhe qytetarit duke u marrë me problemet e brendshme. Zgjedhjet në 6 Mars 2022 treguan tkurrjen e opozitës nga rreth 50% në rreth 25%. Kjo situatë është e pa pranueshme jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët! Shqipëria ka nevojë imediate për opozitë. Që prej 9 Shtator 2021, energjitë e harxhuara nga e gjithë opozita duke u marrë me vetveten ishin të jashtëzakonshme, madje më tepër se në fushatë. U thanë aq shumë, sa të vërteta dhe të pa vërteta, u hodh aq baltë dhe vrerë mes demokratëve aq sa populli na braktisi. Humbi PD, humbi ShL, humbi opozita. Ka vetem një zgjidhje që është bashkimi. Bashkimi përtej interesave personale të lidershipit të PD dhe ShL. Sot duhet një hap pas nga gjithësecili për ti shtruar rrugën bashkëpunimit për bashkim.

Ditën e djeshme, nënkryetarët e PD-së dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi kërkuan dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Të gjithë njëzëri kërkuan largimin e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe zgjedhje të reja për kryetar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore arbi agalliu levizja kunder bashes ne pd arbi agalliu levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll