Aktualitet

Zjarr në katin e dytë të një pallati në Gjirokastër, shënohen dëme materiale

12 Mars 2022, 19:24 Nga DOSJA
Zjarr në katin e dytë të një pallati në

GJIROKASTËR- Një banesë në pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati në lagjen “11 janari”.

Fatmirësisht nga zjarri në banesën në pronësi të Petraq Ristit nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale nga banesa. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e rënies së zjarrit në këtë banesë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet petraq risti zjarr ne gjirokaster petraq risti zjarr ne gjirokaster

Sondazh

Poll