Aktualitet

MSH: Asnjë humbje jete dhe 69 infektime gjatë 24 orëve të fundit në vend

12 Mars 2022, 19:54 Nga DOSJA
MSH: Asnjë humbje jete dhe 69 infektime gjatë 24 orëve të

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 raste të reja me Covid dhe  asnjë humbje jete. Në 24 orët e fundit mësohet se janë shëruar 177 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 268,270 prej fillimit të pandemisë, ndërkohë rezultojnë 866 raste aktive me koronavirus.

Njoftimi i MSH-së:

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 69 raste pozitive për Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1469 testime të kryera, pozitivë për virusin rezultuan 24 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Berat, Durrës, nga 4 qytetarë në Vlorë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Patos, nga 1 qytetarë Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Fier, Lushnje, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Memaliaj, Devoll, Poliçan.

Ndërkohë, janë 866 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 177 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,270 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Mars 2022)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 177
Të shtruar në spitale 42
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1469

Testime totale 1,759,696
Raste pozitive 272,621
Raste të shëruara 268,270
Raste Aktive 866
Humbje jete 3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288
Fier 173
Shkodër 82
Kukës 81
Vlorë 75
Lezhë 49
Elbasan 29
Korçë 24
Durrës 22
Berat 21
Gjirokastër 19
Dibër 3

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i covid covid ne vend bilanci i covid covid ne vend

Sondazh

Poll