Aktualitet

Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët kodra mes dy fshatrave, digjen plantacionet me ullinj

12 Mars 2022, 18:56 Nga DOSJA
Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët kodra mes dy

VLORË- Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se zjarri ka përfshirë kodrat mes fshatit Peshkëpi dhe Kropisht.

Nga zjarri janë djegur disa plantacione me ullinj, ndërkohë që rrezikohen të digjen edhe disa stane. Ende nuk ka asnjë ndërhyrje nga zjarrfikësit.

Por ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së zjarrit dhe nuk dihet nëse kjo është një zjarrvënie e qëllimshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll