Aktualitet

Aktivisti Gjonaj: Situata në Ballkan në rrezik për shkak të konfliktit në Ukrainë

12 Mars 2022, 21:58 Nga DOSJA
Aktivisti Gjonaj: Situata në Ballkan në rrezik për shkak të

SHBA- Përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, protestuan të shtunën përpara selisë së misionit të përhershëm të Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara. Aktivisti Mark Gjonaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se shqiptarët e Amerikës ia dolën të flasin me një zë në përkrahje të popullit të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Gjonaj foli dhe mbi komentet e Presidentit rus Vladimir Putin, përpara nisjes së sulmit në Ukrainë, ku ai krahasonte rastin e Krimesë me atë të Kosovës, një tezë që shihet nga ekspertët si një justifikim për aneksimin e padrejtë të Krimesë apo lëvizjet e Moskës në raport me rajonet e tjera separatiste në Ukrainë.

Gjonaj thotë se Moska po synon të krijojë Rusinë e madhe. Ai shton se populli shqiptar e di më mirë se kushdo se çfarë do të thotë të kërcënohesh pa të drejtë, e për interesa të një kombi tjetër.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mark gjonaj nato vladimir putin mark gjonaj nato vladimir putin

Sondazh

Poll