Aktualitet

Aktivistja: Nuk është turp të protestosh, nesër në orën 11:00 te sheshi Skënderbej

12 Mars 2022, 19:47 Nga DOSJA
Aktivistja: Nuk është turp të protestosh, nesër në

TIRANË- Aktivistja Edlira Çepani u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestë ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Çepani shkruan se nuk është turp për të protestuar për të drejtat tuaja, por është turp kur politikanët me lekët tona bëjnë pushime.

Postimi i Plotë:

Turp eshte kur nuk u garanton femijeve minimumin e jeteses, Turp eshte kur ministrat shpenzojne 29.2 milione euro per transport, nderkohe qe pensionistet s’blejne dot as ilace me pensionin e tyre, Turp eshte qe tenderat e shendetesise, jane miliarda korruptive nderkohe qe s’ka ilace per femijet e njerezit me kancer, Turp eshte qe ne vend t’u krijohen vende pune te rinjve, i terheq zvarre policia se luftojne per te drejtat e tyre,

Turp eshte qe miliarderet oligarke, bashke me ata qe u japin leke publike, bejne photshooting neper Maldive nderkohe qe njerezit jane keq per buken e gojes. Turp eshte qe ca politikaneve qe kane rroga nga 2 milione leke, vetem orat u kushtojne nga 8000 euro, Turp eshte qe duhet te ngrihet nje popull i tere qe vendimmarresit qe paguajme me taksat tona te bejne punen e tyre! Sot nuk eshte turp te protestosh! Turp eshte te mos e besh!! NESER dt. 13, ORA 11:00 te Sheshi Skenderbej drejt Kryeministrise!!

LAJMI KRYESOR: Dita e 4/ Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër sërish në shesh! Rama: Pakicë!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edlira cepani proteste per rritjen e cmimeve edlira cepani proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll