Aktualitet

Morën pjesë në protesta/ 84 protestues nën hetim, mes tyre dhe Edmond Spaho! 6 të arrestuar

12 Mars 2022, 09:42 Nga DOSJA
Morën pjesë në protesta/ 84 protestues nën hetim, mes tyre

TIRANË- 84 protestues janë nën hetim, mes tyre dhe deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ndërkohë 6 të tjerë jaë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim.  E gjitha si pasojë e pjesëmarrjes në protestat e 3 ditëve të fundit në të gjithë Shqipërinë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe shportës. Protestuesit akuzohen për bllokim të rrugës si edhe kundërshtim të forcave të policisë. Mes personave të vënë në hetim në Korçë është edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

5 protestues janë vënë në hetim në Berat pasi sipas Policisë kanë bllokuar rrugën gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve. E po ashtu, 5 persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë vënë nën hetim në Dibër, pasi morën pjesën në protestën e një ditë më parë kundër rritjes së çmimeve. 10 protestues janë vënë në hetim në Lezhë dhe 1 tjetër është arrestuar pasi bllokuan rrugën dhe kundërshtuan forcat e rendit. Edhe në Lushnje, 13 persona janë vënë në hetim në Lushnje pasi gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve bllokuar rrugën në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.

Prej 3 ditësh, vendi është ngritur në protesta kundër rritjes së çmimeve. Protesta ka pasur në Tiranë, por është shtrirë edhe në rrethe të tjera pasi shprehen se rritja e çmimeve nuk ka ardhur si pasojë luftës në Ukrainë, por abuzim nga ana e tregtarëve dhe kompanive të mëdha të karburanteve. Sot, është vendosur që karburanti të shitet me 217 lekë/litër, ndërsa gazi me 93 lekë. 

Dhuna në protestë, LSI:Të shkarkohet ministri Çuçi, Nano dhe drejtori i Policisë së Tiranës

Dhuna në protesta, Meta i ashpër: Skandal! Po nëse s’do të kishte gazetarë, ç’do ndodhte?

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, procedohen penalisht 6 persona

Mori pjesë në protestën e Korçës, procedohet penalisht deputeti Edmond Spaho

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edmond spaho protesta kunder rritjes se cmimit te naftes edmond spaho protesta kunder rritjes se cmimit te naftes

Sondazh

Poll