Aktualitet

VD-Gazetari investigativ nga protesta: E dhimbshme se si mund të jetohet në këtë vend

12 Mars 2022, 14:09 Nga DOSJA
VD-Gazetari investigativ nga protesta: E dhimbshme se si mund të jetohet

TIRANË- Gazetari i njohur investigativ, Taulant Kopliku, ishte një nga shumë protestuesit që i është bashkuar tubimit sot për uljen e çmimit të naftës që po mbahet para Kryeministrisë. Gjatë fjalimit ai tha se sapo kishte vendosur të kthehej dhe të jetonte në Shqipëri dhe qeveria më mbyti me taksa, shtoi çmimet e ushqimeve, të karburantit, gjëra të cilat janë minimale për të jetuar. Kopliku i bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestive derisa qeveria të reflektojë dhe të zgjidh hallet e shqiptarëve.


“Sapo jam kthyer për të jetuar në shqipëri kam jetuar për shumë vite jashte dhe kam një muaj e gjysëm që jam kthyer në vendin tim për të jetuar dhe punuar këtu. Gjendem në një situatë të papritu dhe të pa parashikuar kur qeveria ime ku unë do të kontriboj që nga momentin që kam ardhur më mbyt me taksa shton çmimet e ushqimeve të karburantit, çdo gjë minimale për të jetuar. Është vërtet e dhimbshme se si mund të jetohet në këtë vend. Unë kam dëshirë për të jetuar në këtë vend bashkë me ju me dëshirë për ta bërë Shqipërinë duke ju kujtuar të gjithve se Shqipëria bëhet. Jam shumë i kënaqur që sot ky shesh është i mbushur jo për politikën por për të ardhmen e fëmijëve tanë. Shpresoj të jemi këtu çdo ditë nga nesër, pasnesër derisa këta(politikanët) të reflektojnë”- tha Kopliku.

LAJMI KRYESOR: Dita e 4/Shqipëria në revoltë, qytetarët marshojnë tek Kryeministria: Boll na vodhët!

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet taulant kopliku taulant kopliku

Sondazh

Poll