Aktualitet

Dhuna në protestë, LSI:Të shkarkohet ministri Çuçi, Nano dhe drejtori i Policisë së Tiranës

12 Mars 2022, 09:41 Nga DOSJA
Dhuna në protestë, LSI:Të shkarkohet ministri Çuçi,

TIRANË- Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve të cilët po protestojnë për uljen e çmimit të naftës. Vasili ka kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtorit të policisë, Gledis Nano dhe kreut të policisë së Tiranës. Ai e quajti sjellje shtazore nga ana e policisë drejt protestuesve. 

Deklarata e plotë e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qyetarë dhe qytetare jemi sot para jush për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe sjelljen prej gangsetërrësh të Policisë së Shtetit.
Sjellja shtazarake ndaj një të riu protestues në mes të Tiranës, i dhunuar nga një grup njerëzish pa uniformë me xhupa dhe kapuçë të zi dhe me pistoleta në brez është sjellje që nuk ka asnjë lidhje me ligjin por është sjellje naziskinësh. Përballë protestuesve që demonstrojnë për shkak të varfërisë dhe mjerimit të tyre dhe të çmimeve të rritura nga spekulantët e karburantit dhe të artikujve ushqimorë bazë është një sjellje prej armiqsh të qytetarëve dhe në shërbim të mafias shtetërore dhe oligarkëve. Çdo shqiptar që shikon këtë video, ku policia sillet si kafshë me qytetarët skena të cilat po kaq të rënda kanë ndodhur dhe në Durrës, Lezhë, Shkodër, Korçë, Lusnje, Fier etj kanë indinjuar të madh dhe të vogël.

Kërkoj sot publikisht dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm, Bledar çuçi kërkoj shkarimin e menjëhershëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledi Nano i cili është përgjegjësi kryesor për këtë sjellje kriminale të policisë anembanë vendit. Shkarkimin e drejtorave të policisë të Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Korçës, Beratit, Fierit.

Qytetarët shqiptarë nuk paguajnë nga gjaku dhe djersa e tyre taksat që të paguhen kriminelë pa uniformë që dhunojnë dhe shqyejnë qytetarët e varfër dhe të ndershëm por i paguajnë që të ndjekin krimin trafikantët dhe spekullatorët. Çdo qëndrim i mëtejshëm i këtyre drejtuesve në këto pozicione pas konsumimit të veprave të rënda penale të dhunimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve si dhe dhunimit fizik dhe çnjerëzor të tyre vetëm sesa do rëndojë në mënyrë të pakthyeshme situatën dhe do të krijojë një armiqësi shumë të thellë mes policisë dhe qytetarëve. I bëj thirrje prokurorisë, të fillojë hetimin penal mbi drejtuesit e policisë të të gjitha niveleve si dhe dhunuesve tashmë të identifikuar bazuar në dëshmitë e shumta filmike dhe me foto, të bëra publike në media apo dhe në rrjete sociale.

Policia e cila u bën thirrje banditëve të vet që t’i fshihen medias bën të kuptojë për çdo shqiptar seç bëjnë këta pa praninë e mediave. Koha nuk pret, Shqipëria nuk mund të jetojë më asnjë sekondë në thundrën e dhunës së mafias rilindase në pushtet, ku përgjegjësi kryesor dhe frymëzuesi politik e shtetëror mbetet kryeministri Edi Rama.

LAJMI KRYESOR: Morën pjesë në protesta, procedohen penalisht 60 persona mes tyre dhe deputeti

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore bledi çuçi gledis nano petrit vasili bledi çuçi gledis nano petrit vasili

Sondazh

Poll