Aktualitet

U dhunua dje në protestë, gazetarja Nertila Haxhia-efektivëve: Ju s’jeni burra, jeni …

12 Mars 2022, 13:11 Nga DOSJA
U dhunua dje në protestë, gazetarja Nertila Haxhia-efektivëve: Ju

TIRANË- Në protestën për uljen e çmimit të naftës gazetarja e JOQ Nertila Zef Haxhia ka folur për dhunën e ushtruar nga Policia ndaj saj ditën e djeshme.  Gazetarja tregoi grafitë që ka bërë në spitalin e Traumës dhe iu kërkoi policëve t’i kërkojnë falje nënës së saj, ndërsa nuk i ka kursyer as ofendimet ndaj atyre që ushtruan dhunë ndaj saj.

“Përshëndetje të gjithë qytetarëve, unë jam Nertila Zef Hagjija jam secili prej këtyre gazetarëve dhe kjo që mbaj në duar është sot shqipëria dhunuese e gazetarëve. Kjo që mbaj në duar është grafia që mu bë mbrëm, i falenderoj mjekët e spitalit të traumës ku kolegë të atyre policëve më kanë sakatuar këmbët me shkelma edhe kraharorin. 24 orë këni afat për ti kërkuar nënës time falje. Ti, ti kërkosh nënës time falje, është hera parë që nena ime ka dalë në shesh sot. Pastaj sigurit unë do të ndjek hapat ligjorë që të përgjigjen para ligjit për dhunën, pasi po rezistoja si dhunuese as nuk isha duke shkelur Kushtetutën siç bëni ju. E treta dhe e fundit nëqoftëse nuk i kërkoni falje nënës time. Nëqoftëse nuk vihet drejtësi për dhunën time me provat që kam këtu atëherë fytyrat tuaja do t’ua tregoj një babit tim, dy babit të vajzës time dhe tre shoqërisë time dhe të rinjve dhe të rejave. Mos kujtoni se në kraharorin tim nuk do të jetë grushti asnjë polici. Në kraharorin tim ai që dua unë dhe bija imë mund të rinë në kraharorin tim dhe të më godasin. Këmbët e mija sado ti thyeni nuk është se mendoni ju se do të aplikoj për azil edhe pse me këtë do e fitoja direkt nuk do ik në azil se këtë doni jut ë na qoni të gjithve në azil. Jo jo nuk shkoj në azil as nuk po I përdor ër të shkuar në azil këtu do të jem. E fundit dua ti kërkoj falje profesorave të mij dhe gjithë burrave dhe grave plot dinjitet në Shqipëri nuk jeni burra po jeni *****,”- tha Nertila.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nertila zefhagjija nertila zefhagjija

Sondazh

Poll