Aktualitet

7 pika/Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Indeksim pensionesh e 3000 lekë ndihmë

12 Mars 2022, 09:23 Nga DOSJA
7 pika/Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Indeksim

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Paketën e Rezistencës Sociale, e cila sipas tij do të ndihmojë qytetarët që të përballojnë pasojat e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës që kanë shkaktuar krizë ekonomike në vend. Në një komunikim me qytetarët, Rama prezantoi 7 pikat e ndihmës, duke përsëritur edhe njëherë se nuk do të heqë asnjë taksë nafte. Sipas tij, deri në fund të vitit qeveria do të paguajë 650 mln euro për faturat e energjisë për familjet dhe për bizneset në mënyrë që çmimi të mbetet i njëjtë, por në faturë do të bëhet me dije edhe diferencën e shumës që do të duhet të paguajë shteti. Rama premtoi indeksimin e pensioneve, rritjen e pagave minimale që nga prilli do jetë 320 mijë lekë të vjetra. Ndërsa shtoi se qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve për naftë për të gjithë funksionarët publikë. Gjthashtu qeveria do të hedhë para për fermerët dhe linjat urbane për të shmangur rritjen e biletave.

Plani me 7 pika i Rezistencës Sociale

1.13.6 mld dollarë për të indeksuar pensionet, përfitojnë 637. 542 pensionistë

2. 434 mijë përfitues, ne do të kompensojmë me lek në dorë rritjen e çmimeve të shportës që është 7%, qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen e çmime të shportës. Përfitojnë pensionistët e invaliditetit, që jetojnë vetëm, personat e aftësi të kufizuar të verbër, tetraplegjik dhe paraplegjik dhe familjet e skemës së ndihmës ekonomike.

3. Mbështetja për fermerët: 1.4 mld lekë, ose 14 mln dollarë me një shtesë plus 5 mln dollarë që do derdhet menjëherë

4. Shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar mos të preket nga rritja e çmimit të biletës.

5.  Dy muaj përpara, ligji për zerimin e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, përgjysmimi taksës për pagat deri në 500 mijë lekë

6. Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra

7. 20 mld lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojë familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur s’ka ndodh asgjë.

Ndërkohë që po sot, Bordi Kombëtar i Menaxhimit të Hidrokarburëve ka ulur çmimin e karburantit në vend! Në mbledhjen e parë që prej themelimit, Bordi ka vendosur që nafta ka shkuar në 217 lekë/litër, nga 223 që ishte. Sipas njoftimit zyrtar është vendosur që çmimi të mbahet i tillë deri më datë 15 mars. Më pas, të martën Bordi do të mblidhet sërish për të vendosur çmimin e radhës të karburanteve në vend për në ditët në vazhdim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

TË GJITHA! Paketa e Rezistencës ka 7 pika, Rama i prezanton: Ja ç’masa kemi marrë…

Rama: Transparencë për faturën e energjisë, do iu vijë në shtëpi sa paguan qeveria

VD-‘50% i heq shteti’/Rama për qeveritarët: Po nuk kursyen, ta mbushin vetë mjetin me naftë

Revolta e qytetarëve, Rama thotë fjalën e fundit: Pse protestoni?Taksat e naftës s’do hiqen

VD-Protestat kundër rritjes së çmimeve, Rama: Sot më vjen turp, jemi i vetmi vend

Ramës nuk i punon Facebook, hyn LIVE në Instagram: Hajde sa të bëjmë një reset se…

Detaje nga Paketa e Rezistencës Sociale, Rama akordon 3000 lekë për shtresat në nevojë

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama paketa e rezistencës sociale edi rama paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll