Aktualitet

Tensione në PD! Salianji dhe Basha gati përplasen fizikisht. Drita Lamaj qëllon deputetin

12 Mars 2022, 13:54 Nga DOSJA
Tensione në PD! Salianji dhe Basha gati përplasen fizikisht. Drita

TIRANË- Sherr dhe tensione në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se deputeti Ervin Salianji është përplasur me tone të ashpra me kryedemokratin Lulzim Basha, duke mos i kursyer as tonet e larta me njëri-tjetrin.

E gjitha ka nisur në momentin që në mbledhje po fliste deputetja Oriola Pampuri dhe Salianji ndërhyri në fjalën e saj, e vetmja deputete që deri më tani nuk ka dalë kundër kryedemokratit. Në momentin e ndërhyrjes së Salianjit, ka ndërhyrë edhe Basha, i cili është shprehur: Mos ndërhy të shantazhosh!

Ndërkohë që në sherr ka ndërhyrë dhe dikush tjetër. Salianji mësohet se është goditur nga militantja, e identifikuar si Drita Lamaj. Pas mbledhjes, në daljen e tij për mediat, deputeti pranoi sherrin, por nuk zgjodhi që të jepte asnjë detaj tjetër lidhur me debatin që u zhvillua në sallën e mbledhjeve në selinë blu.

LAJMI KRYESOR: Asnjë krah tij! 6 orë mbledhje, deputetët: Ti dhe Berisha bëni hap pas! Basha: I gatshëm!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ervin salianji lulzim basha mbledhja e pd 12 mars 2022 ervin salianji lulzim basha mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll