Politike

Salianji-Bashës: Jep dorëheqjen me akt publik, qëndro në detyrë jo më shumë se 2 javë

12 Mars 2022, 15:04 Nga DOSJA
Salianji-Bashës: Jep dorëheqjen me akt publik, qëndro në

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD i ka kërkuar kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, të japë dorëheqjen me akt publik. Sipas Salianjit, kryedemokrati Lulzim Basha është fajtori për faktorizimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

“Duhet akt, nuk mund te thuhet që vendos gjithçka në dispozicion të PD. Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për një afat jo me shume se 2 javë. Ne këtë periudhë te krijojmë një bord jo me numër te vogël. Nga ky grup parlamentar me detyrën për të negociuar me çdo personalitet qe interes ka PD dhe kërkon te bashkohet me PDSh. Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo qe ka mbrojtur interesat e Partisë Demokratike, ne nuk i kemi lëshuar ata, do bej gjithçka për ti mbrojtur! Duhet të themi te vërteten ka sentiment anti-Bashë kudo, i drejtohem Bashës: ju e rritët Berishën. Në 6 Mars ka humbur opozita dhe ka krizë besimi tek ju,”-tha Ervin Salianji.

LAJMI KRYESOR: Asnjë krah tij! 6 orë mbledhje, deputetët: Ti dhe Berisha bëni hap pas! Basha: I gatshëm!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji mbledhja e pd 12 mars 2022 ervin salianji mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll