Politike

Flamur Hoxha: Nuk mund të braktisim demokratët! Të propozojmë zgjidhje

12 Mars 2022, 12:56 Nga DOSJA
Flamur Hoxha: Nuk mund të braktisim demokratët! Të

TIRANË– Deputeti demokrat Flamur Hoxha nuk i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, por tha se duhet gjendur një zgjidhje që partia të mos i dorëzohet Sali Berishës. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, Hoxha tha se duhet bërë një hap pas si nga Berisha, po ashtu edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa shtoi se të dy palët duhet që të mbajnë përgjegjësi. 

“Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha! Ishte kjo ajë që thashë herën e kaluar. Në shtator u vendosëm në sprovë me qëndrimet tona. Më vjen mirë që në atë qëndrim që morëm, qëndruam. Jemi të gjithë bashkë këtu. Politikisht skam fituar asgjë nga pd. Jam këtu që të bëjmë pd forcë qeverisëse. Unë jam i pritur yë bëj deklaratë kur të kemi gjet zgjidhjen. Propozimi politik është përgjegjësi. Gjithkush pre nesh reflekton e thua me vete: e ndjej veten të fajshëm për këtë situatë? Dhe sheh rezultatin. Tek vetja këtë kam parë të jem që rritem me miq e shokë. Duke marrë rezultate. Askush nga ne mos të ndikohemi. Duhet të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Ua kemi borxh demokratëve. Nuk mund ti braktisim ata. Kemi forumet dhe duhet të gjejmë një zgjidhje. Këto zgjedhje ishin një moment që na bëri tu thërrasim mendjes e të bashkojmë PD. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë. Duhet bashkim me sakrificën e të gjithëve. Duhet zgjidhje larg qëndrimeve personale. Duhet një hap pas është e domosdoshme, por duhet të dimë qartë çfarë vjen të nesërmen nga ky hap. Grupin tjetër e shoh jo si palë, por si pjesë. Kjo që ka ardhur nuk ka ardhur për fajin tonë, por për shkak të interesave të atyre që kanë qeverisur për ta mjelur PD. Kërkoj që të ketë më frymë PD. Për të mbajtur përgjegjësi, jo duke bërë protagonizëm me fraza që i pëlqejnë kundërshtarët. Dikush që është kalorës në jetë, është kalorës në politikë,”-tha Flamur Hoxha.

LAJMI KRYESOR: Asnjë krah tij! 6 orë mbledhje, deputetët: Ti dhe Berisha bëni hap pas! Basha: I gatshëm!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur hoxha mbledhja e pd 12 mars 2022 flamur hoxha mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll