Politike

“Duhet zgjidhje përtej Berishës dhe jush”/ Gjekmarkaj: Ne po humbasim, kryetar largohu

12 Mars 2022, 13:32 Nga DOSJA
“Duhet zgjidhje përtej Berishës dhe jush”/ Gjekmarkaj: Ne

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në mbledhjen e Lulzim Bashës me Grupin Parlamentar, ka kërkuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë. Gjekmarkaj ka deklaruar se ai dhe Berisha duhet të largohen, duke theksuar se vetëm një komision me intelektualë nga “Foltorja” dhe Partia Demokratike, mund t’i bëjë bashkë palët. 

“Nje komision i perbashket me personalitete mes nesh dhe Foltores te ngrihet per ta pajtuar Partine dhe çuar drejt zgjedhjes se Liderit me gare! Sali Berisha mbase nuk e pranon po le ta mbaje ai barren e refuzimit ! PD eshte ketu prej Sali Berishes dhe prej jush ndaj ajo dyhet ta gjeje zgjidhjen pertej te dyve. Edhe nese Sali Berisha nuk e pranon kete ju duhet të dorhiqeni dhe ky grup parlamentare të gjeje zgjidhje politike e të menaxhojë partinë! Mes Sali Berishes dhe Lulzim Bashes une zgjedh ju zoti Basha po kjo nuk mjafton më!,”-tha Gjekmarkaj në mbledhje.

Fjala e plotë:

I nderuar Zoti Kryetar ! Të nderuar kolegë, Kjo mbledhje ka vlerë historike se do merren vendime të pazakonta per këtë parti ! Unë jam natyrë emotive më shumë sesa racionale po këtë nuk ja njoh vetes per defekt! Lufta civile është lufta më e ndyre e të gjitha luftrave! Do kisha preferuar të merrem me Qeverine , tju sherbeja demokratve , të argetohesha me retorike e stilistikë politike ! Por jo u perfshiva me duar thellë në balten e luftes civile që perfshiu PD. Kam besuar që kjo beteje duhej bërë. Koha ka treguar që ne po e humbasim këtë luftë. Ndaj mora pergjeqsinë time dhe u dorehoqa. Unë ende besoj shume që në krye të PD nuk duhet të jetë një person “non gratta” ! Nuk kam asgje personale me Sali Berishen por ende besoj që Berishizmi nuk mund të jetë e ardhmja.Në krye të PD nuk mund të jetë “non gratta”.Nëse kjo ditë vjen që edhe mund të ndodhe , unë nuk do jem me pjese e ketij grupi dhe anetar i kesaj Partie. Unë ju rri deklaratave dhe qendrimeve të mia.Dikush me quan “delirant” po pune e madhe, dikush gezohet po prape pune e madhe! Në keto muaj kanë ndodhur ngjarje shume por personalisht kete debat që ka ndodhur në PD e quaj emancipues jo vetem per PD po edhe per Shqiperine. Nuk kam patur ndonje pengese per te folur e thene cfare mendoj e per kete ju falenderoj. Po kaq ju falenderoj per cfare keni bërë keto 9 vite per PD qe mua nuk me mjafton, qe ketij grupi nuk i mjafton, dhe as ju nuk ju mjafton. Personalisht duke e konsideruar veten kulturalisht katolik reflektoj në vazhdimesi dhe ju falenderoj me mirnjohje per mbeshtetjen që me keni dhenë. Po kaq gjera të shemtuara kanë ndodhur keto dite . Nga koleget u fotografova me koleget ne parlament. U bera target. Une skam asnje mandat negocimi e as po bej te tille, une skam pretendime per lider, zevendes lider apo çerek lider. Ju me foltoren do bashkoheni , me ata negocioni por target beni mua. Agron Gjekmarkaj ku sheh ne sy , nuk me keni rival në asgje. Nuk kam asnje ambicje apo pretendim.Nje deputet i thjesht i cili vihet ne dizpozicion per ti sherbyer kesaj opozite. Z Basha kredibiliteti juaj është masakruar. Pergjeqesi kemi të gjithe , unë e mora timen mbi supe. Ju jeni lideri , ju duhet ta prisni nyjjen gordiane. Ju duhet të dorhiqeni por duhet ta beni kete duke ja kerkuar edhe Sali Berishes. Nje komision i perbashket me personalitete mes nesh dhe foltores te ngrihet per ta pajtuar Partine dhe çuar drejt zgjedhjes se Liderit me gare! Sali Berisha mbase nuk e pranon po le ta mbaje ai barren e refuzimit ! PD eshte ketu prej Sali Berishes dhe prej jush ndaj ajo dyhet ta gjeje zgjidhjen pertej te dyve. Edhe nese Sali Berisha nuk e pranon kete ju duhet të dorhiqeni dhe ky grup parlamentare të gjeje zgjidhje politike e të menaxhojë partinë! Mes Sali Berishes dhe Lulzim Bashes une zgjedh ju zoti Basha po kjo nuk mjafton më! Në fushatë ndjeva zemerimin dhe perbuzjen e njerzve! Ajo duhet lexuar me pergjegjshmeri. Njerzit kanë nevoje per nje mit negativ per te justifikuar zemerimin e tyre. Kundershtaret tuaj ja kane dale t’ ju shnderrojne ju ne një mit të tillë. Ndaj kjo pengese duhet hequr. Kjo pengese konsideroheni ju.

LAJMI KRYESOR: Asnjë krah tij! 6 orë mbledhje, deputetët: Ti dhe Berisha bëni hap pas! Basha: I gatshëm!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj mbledhja e pd 12 mars 2022 agron gjekmarkaj mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll