Politike

3000 lekë për pensionistët, rimbursim për urbanet e fermerët/ 7 pikat e qeverisë për krizën

12 Mars 2022, 14:44 Nga DOSJA
3000 lekë për pensionistët, rimbursim për urbanet e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi në komunikimin online menjëherë pas protestës së qytetarëve se çfarë përmban e ashtuquajtura ‘Paketa e rezistencës sociale. Të ndara në 7 pika, kreu i qeverisë ka listuar të gjitha me të cilat sipas tij do t’u vijë në ndihmë të gjitha shtresave në nevojë, duke nisur nga heqja e taksave për naftën që do të blejnë fermerët, deri tek rritja e pagës minimale. Por gjithashtu edhe shumë e 30 mijë lekësh të vjetra kompensim për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.


“Paketa e Rezistencës ka 7 pika: Do të derdhim 3.6  mld lekë për të indeksuar pensionet, do të reflektohet në pensionin e radhës; 434  mijë qytetarë do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës. Do japim 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që marrin ndihmë sociale; mbështetje për fermerët për naftë pa taksa; jemi gati të mbulojmë fermerët që janë në punë dhe janë ata të cilët i kanë ndryshuar fytyrën bujqësisë shqiptare, ky vend eksportonte 120 mln dollarë në vit prodhime bujqësore që shkojnë në BE dhe katër anët e botës, importon 3 dhe eksporton 1. Është përmbysje e madhe; qeveria do të mbështesë të gjithë ata që përdorin linja urbane, duke derdhur 500 mln lekë për të mos rritur diferencën e çmimin; do e tërheq 2 muaj para futjen në fuqi të ligjit mbi pagat mbi 400 mln të vjetra dhe uljen e taksave të tjera. 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me puë, do të paguajnë 0 taksë; do të fusim në fuqi ligjin për pagat minimale, nga prilli do të jetë 320 mijë lekë të vjetra; do shtojmë 20 mld të tjera, 200 mln dollarë financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë energjinë elektrike,“-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Dikush këtu më shkruante sot u bënë 4 ditë protestë. Nuk kam pritur asnjë protestë. Nuk e kmi pritur as çmendjen e çmimeve të energjisë nga ata që nuk duan të lexojnë dhe kuptojnë. Dola unë dhe paralajmërova krizën, nuk prita asnjë protestë që t’ju njoftoja që sot do kisha skenarët e përballimit të luftës mbi çmimet. Jo 4 ditë, jo 4 muaj, por edhe 4 vjet, asnjë gjë nuk do të bëj veç të shpreh keqardhjen e bunkerit të lirisë. E folësit se mendojnë që u hap sheshi për përshesh se erdhi dita për përmbysje të klasës politike. Gënjeshtra nuk u them kurrë atyre që më kanë bërë nderin për udhëheqje. Besoj se kushti themelor për të fituar betejat është e vërteta. Prandaj apeli im është që këtë luftë duhet ta përballojmë të bashkuar dhe jo të ndarë. Mund të kemi opinione të ndryshme, por jo fakte. Edhe kriza e energjisë është fakt që nuk mund ta diskutojmë se pastaj nuk merremi vesh. Dakordësia mbi faktet na ndihmon që të zgjedhim strategjinë e duhur, në radhë të parë që kjo është luftë. Sot kemi miratuar Paketën e Rezistencës Sociale.

Paketa e Rezistencës ka 7 pika: Do të derdhim 3.6  mld lekë për të indeksuar pensionet, do të reflektohet në pensionin e radhës; 434  mijë qytetarë do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës. Do japim 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që marrin ndihmë sociale; mbështetje për fermerët për naftë pa taksa; jemi gati të mbulojmë fermerët që janë në punë dhe janë ata të cilët i kanë ndryshuar fytyrën bujqësisë shqiptare, ky vend eksportonte 120 mln dollarë në vit prodhime bujqësore që shkojnë në BE dhe katër anët e botës, importon 3 dhe eksporton 1. Është përmbysje e madhe; qeveria do të mbështesë të gjithë ata që përdorin linja urbane, duke derdhur 500 mln lekë për të mos rritur diferencën e çmimin; do e tërheq 2 muaj para futjen në fuqi të ligjit mbi pagat mbi 400 mln të vjetra dhe uljen e taksave të tjera. 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me puë, do të paguajnë 0 taksë; do të fusim në fuqi ligjin për pagat minimale, nga prilli do të jetë 320 mijë lekë të vjetra; do shtojmë 20 mld të tjera, 200 mln dollarë financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë energjinë elektrike.

1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.

2- Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale

Pensionistë të invaliditetit

Pensionistë që jetojnë vetëm

Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër

Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.

4 – Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.

5 – Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të reja.

Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar.

Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!

6 – Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7 – Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël”, njoftoi Rama.

LAJMI KRYESOR: 7 pikat/ Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Nga indeksimi i pensioneve tek kompensimi për produktet e shportës!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama paketa e rezistencës sociale edi rama paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll