Politike

Kryemadhi-Ramës: Anulo koncesionin e Tiranës dhe subvenciono familjet shqiptare 

12 Mars 2022, 16:38 Nga DOSJA
Kryemadhi-Ramës: Anulo koncesionin e Tiranës dhe subvenciono familjet

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të anulojë koncesionin e Tiranës dhe pagesat e inceneratorit. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se me parat e pagesave të inceneratorit të Tiranës, mund të subvenconohen deri në fund të gjitha familjet shqiptare, biznesi si dhe fermerët.

Postimi i Plotë:

O piktor, o aktor, o manipulator…. Anulo pagesat e inceneratorit të Tiranës, që po i shijon Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati! Këtë e ke vetë në dorë dhe nuk varet hiç nga lufta në Ukrainë, por nga lufta që ke me shqiptarët brenda mendjes tënde. Anulo koncesionin korruptiv të firmosur nga Veliaj dhe me ato para të subvecionohen deri në fund familjet shqiptare, biznesi, fermerët, sektori i hoteleri-turizmit që do e blejë lëndën e parë deri në 10 herë më shumë. Po ule dhe taksat akoma më mirë, por këtë punë e kanë marrë qytetarët tashmë në dorë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll