Politike

Mbledhja e PD, Xhaferraj: Berisha s’është zgjidhje! Me 6 mars na mundi ne, por jo Ramën

12 Mars 2022, 13:33 Nga DOSJA
Mbledhja e PD, Xhaferraj: Berisha s’është zgjidhje! Me 6 mars na

TIRANË- Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj ka braktisur mbledhjen e Partisë Demokratike, pasi pas se nuk kishte reflektim nga ana e Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen si kreu i PD-së. Në fjalën e tij, Xhaferraj tha se as ish-kryeministri Sali Berisha nuk është zgjidhje për demokratët.

“Ndoqa me vemendje te gjithe diskutimet e deritanishme nisur qe nga dy zv. Kryetaret Tabaku dhe Alibeaj dhe te gjithe jane ne kohezion duke thene qe ju duhet te beni nje hap pas. Ndersa ju z. Basha keni deklaruar disa here qe jeni ne dispozicion te PD per nje zgjidhje. Te jesh ne dispozicion te PD per zgjidhje do te thote qe ju duhet te jepni doreheqjen sot dhe do argumentoj pse: keni 9 vite qe drejtoni opoziten. Si kudo ne perendim mbas humbjes, qe ne diten e pare te daljes se rezultatit, kryetaret japin doreheqjen. Pra, jepni doreheqjen sot dhe ky eshte hapi i pare drejt zgjidhjes. Mbas disa ditesh mblidhet grupi parlamentar per te nominuar me votim nje grup qe negocion me koleget qe jane tek foltorja. Ky grup negociator duhet ta kete te qarte se Berisha nuk eshte zgjidhje per dy arsye baze: 1) opozita e 2025 nuk mund te shkoje ne zgjedhje me nje kryetar nin-grada. 2) Edhe z. Berisha u provua me 6 Mars me evidence qe qartazi na mundi ne po po qartazi u mind nga Edi Rama. Procesi do jete i gjate dhe i veshtire por e vetmja rruge shpresdhenese,”-tha Ferdinand Xhaferri.

LAJMI KRYESOR: Asnjë krah tij! 6 orë mbledhje, deputetët: Ti dhe Berisha bëni hap pas! Basha: I gatshëm!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ferdinand xhaferraj mbledhja e pd 12 mars 2022 ferdinand xhaferraj mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll