Politike

VD-Rama: Transparencë për faturën e energjisë, do iu vijë në shtëpi sa paguan qeveria

12 Mars 2022, 14:31 Nga DOSJA
VD-Rama: Transparencë për faturën e energjisë, do iu

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se tani e tutje do tregohen transparent me faturën e energjisë elektrike dhe se të gjithë familjarët dhe pronarët e biznesit të vogël, do të njihen edhe me vlerën që ata duhet të paguajnë pa rritjen e çmimit të energjisë. Në një komunikim me qytetarët, Rama tha se qytetari shqiptar nuk e paguan i vetëm çmimin për energjinë elektrike por bashkë me qeverinë. 


“Qeveria mbase nuk ka bërë sa duhet zhurmë për atë që po bën, mbase shumëkush s’ka pasur mendjen ta dëgjojë. Ne nuk po lëmë të ndodhë diçka që çdo ishte. Jemi vënë në krah si kurrë më parë familjeve dhe bizneseve të vogla. Asnjë qeveri nuk e ka bërë këtë. Ne e bëjmë sepse unë nuk jetoj i izoluar nga populli. Qeveria nuk ka metër tjetër të masë gjërat nga metri i populit. Kolegët, se s’dua të përmend emra, më thonë kjo është çmenduri financiare. Do rezistojë qeveria, bashkë me ju. Sa të mundemi. Do të kemi transpencë sa herë të vijë fatura. Pjesën e tjetër e paguan qeveria. Na kërkohet gjithçka për çdo gjë,“-tha ndër të tjera Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Doni të hiqni taksat e naftës dhe t’ja faturojmë gjithë dynjasë? Se diku, dikush do mbajë më shumë barrë apo jo…Qeveria mbase nuk ka bërë sa duhet zhurmë për atë që po bën, mbase shumëkush s’ka pasur mendjen ta dëgjojë. Ne nuk po lëmë të ndodhë diçka që çdo ishte. Jemi vënë në krah si kurrë më parë familjeve dhe bizneseve të vogla. Asnjë qeveri nuk e ka bërë këtë. Ne e bëjmë sepse unë nuk jetoj i izoluar nga populli. Qeveria nuk ka metër tjetër të masë gjërat nga metri i populit. Kolegët, se s’dua të përmend emra, më thonë kjo është çmenduri financiare. Do rezistojë qeveria, bashkë me ju. Sa të mundemi. Do të kemi transpencë sa herë të vijë fatura. Pjesën e tjetër e paguan qeveria. Na kërkohet gjithçka për çdo gjë.

Është turp dhe kulm që Shqipëria e rreshtuar aty ku e ka vendin, nuk ia kanë borxh askund. Luftën nuk e nisëm dhe as nuk e mbaron Shqipëria. Por duhet ta përballojmë sfidën ndaj të keqes me të njëjtin dinjitet që ato familje që u prekën nga tërmeti kishin. Nuk ishin asgjë, jo më naftë për X5. Siç nuk lamë vetëm askënd, me sytë e skuqur duke gjëmuar çmimet e energjisë, nuk do të lëmë vetëm askënd se kemi një kemi përballë një kuçedër të energjisë. Ne do të mbrojmë këtë vijë fronti por nuk do lëmë vetëm as ata që marrin paga, as pensionistët. Se është bërë modë që pagat në Shqipëri janë 300  mijë lekë. Kjo është minimalja. Ata që bërtasin më shumë nuk janë ata që kanë 300 as 3 mln lekë. Të mohosh pasojat e lufës do të thotë të kesh urrejtje, inate dhe delire. Ti thuash njerëzve që nuk ka asnjë krizë. Sapo qeveria del dhe paralajmëron krizën energjitike, kjo do të thotë të mos kesh skrupuj moral.

LAJMI KRYESOR: 7 pikat/ Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Nga indeksimi i pensioneve tek kompensimi për produktet e shportës!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama paketa e rezistencës sociale edi rama paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll