Politike

Salianji: Basha duhet të largohet nga PD, Berisha të bëj 1 hap pas

11 Mars 2022, 21:52 Nga DOSJA
Salianji: Basha duhet të largohet nga PD, Berisha të bëj 1 hap

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të largohet nga Partia Demokratike. I ftuar në Zonë e Lirë, Salianji tha se 50% e opozitës në zgjedhjet e 6 marsit nuk kanë votuar as për PD-në dhe as për Shtëpinë e Lirisë. Ai ka theksuar se Basha si dhe Sali Berisha duhet të bëjnë 1 hap pas nga PD-ja.

“Ne do e detyrojmë Lulzim Bashën të largohet me fjalë, pasi politika, fjalën ka. Basha nuk ngjall shpresë dhe as besim te elektorati, as te demokratët. 50% e votuesve të opozitës nuk dolën të votojnë, as për PD dhe as për Shtëpinë e Lirisë. Basha duhet të dorëhiqet, për ti hapur rrugën procesit të organizimit. Basha duhet të bëjë një hap pas, sikundër edhe Berisha duhet të bëjë një hap pas. Të gjithë palët duhet të përfshihen në këtë proces, por ky proces nuk mund të nisi pa dhënë Basha dorëheqjen”, tha Salianji.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji lulzim basha sali berisha ervin salianji lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll