Politike

Mediu rrëfen telefonatën me Bashën: Nuk i thashë jep dorëheqjen

11 Mars 2022, 21:55 Nga DOSJA
Mediu rrëfen telefonatën me Bashën: Nuk i thashë jep

TIRANË– Kreu i Partisë Repubikane, Fatmir Mediu deklaron se nuk i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të japë dorëheqjen, njësoj si shumë aleatë të tjerë e deputetë të Partisë Demokratike. I ftuar në “Politiko”, Mediu tha se Bashës i ka kërkuar të marrë vetë një vendim pa u ndikuar nga askush.

“Berisha tregoi se pati mbështetje të madhe por pa një rikonceptim të PD dhe opozitës nuk është e mjaftueshme drejt një ndryshimi politik.  Pa garë elektorale opozita nuk ka shanse për të fituar. Kam biseduar me Bashën dhe nuk e kam marrë t’i them ‘jep dorëheqjen’. I thashë do preferoja të marrësh vendim vetë, i thashë që ke përgjegjësinë për të ndërtuar një raport. Është raport miqësor, e kam bërë në mirëkuptim dhe të marrë vendim vetë pa ta imponuar të tjerë,”- tha Mediu.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatmir mediu lulzim basha fatmir mediu lulzim basha

Sondazh

Poll