Politike

E ndarë në 3 pjesë? Salianji: Ka vetëm një PD, por që nuk e do Lulzim Bashën

11 Mars 2022, 21:47 Nga DOSJA
E ndarë në 3 pjesë? Salianji: Ka vetëm një PD, por

TIRANË– Deputeti Ervin Salinji tha se Partia Demokratike është vetëm një pavarësisht grupimeve. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Salianji u pyet nga Arian Çani nëse pas 6 marsit PD është ndarë në 3 pjesë apo jo dhe e mohoi këtë gjë. Deputeti tha se ka vetëm një PD, por që nuk e mbështet kryedemokratin Lulzim Basha.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Deri para 6 marsit kishim 2 grupime, njërin të Sali Berishës dhe tjetrin të Lulzim Bashës, ndërsa tani ka dalë edhe një grupim deputetësh që kërkojnë dorëheqjen e Bashës.

Ervin Salianji: Mund të ketë 50 mendime të ndryshme, por ajo që synohet është të bashkohet PD, pra të kemi një parti të bashkuar.

Arian Çani: A e ka Lulzim Basha me vete shumicën e Grupit Parlamentar

Ervin Salianji: Jo, Lulzim Basha nuk është shumicë në grup.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll