Politike

Rama hap dyert për nigerianët: Ejani, vaksinohuni në Shqipëri!

11 Mars 2022, 20:50 Nga DOSJA
Rama hap dyert për nigerianët: Ejani, vaksinohuni në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të vaksinojë edhe nigerianët në Shqipëri. Nga Antalia, ku mori pjesë në Forumin Diplomatik, Rama tha se të gjithë nigerianët që ikin nga konfliktet në vendin e tyre, janë të mirëpritur në Shqipëri. Ai madje shtoi se vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë dhe se vetë ai u ka bërë kërkesë autoriteteve që të sjellin njerëzit këtu për t’i vaksinuar.

 “Vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë, por si mund ta shpjegosh atë që ndodh me nigerianët në kufi, që po përpiqen të dalin. Sapo u shkruajtëm autoriteteve nigeriane dhe u thamë të vijnë në Shqipëri, mund të vaksinphen tek ne. Është vërtetë është fyese kundrejt nesh dhe traditës sonë që të shohim këto lloj ndasish. Po Afganistanin e patë? I lamë plotësisht të ekspozuar dhe bashkëpunëtorë të pushtuesit dhe tani u duhet të përballen me jetë a vdekje. Ndjehem i turpëruar kur thonë që Shqipëria sa mirë e ka bërë, hapën dyert. Kjo është e tmerrshme se kjo duhet të jetë diçka që të gjitha vendet duhet ta bëjnë. E mira e udhëheqjes si Shqipëria është se thua atë që mendon, se nuk duhet të marrësh vendime shumë të mëdha. E vërteta është shumë e rëndësishme që të përballemi me të vërtetën. Të mos braktisim askënd,”- tha Rama ndër të tjera.

Momenti nga minuti 20:00

LAJM KRYESOR: Rama në Turqi, takon Erdogan: Gati për tu martuar me BE pa aheng, të mbajnë premtimet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ne antalia edi rama ne turqi edi rama ne antalia edi rama ne turqi

Sondazh

Poll