Politike

Deklarata e Ramës, Kryemadhi bën krahasimin me atë të Bashës: Qeveria dhe kunat-opozita

11 Mars 2022, 20:25 Nga DOSJA
Deklarata e Ramës, Kryemadhi bën krahasimin me atë të

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një krahasim mes deklaratës së kryeministrit Edi Rama dhe të një statusi të mëparshëm të kryeopozitarit Lulzim Basha. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se qeverisë dhe kunat-opozitës ja shkruan statuset e njejta dorë. Ajo gjithashtu shkruan se protestat që po zhvillohen janë qytetare dhe jopartiake.

Postimi i Plotë:

Ai momenti kur qeverisë dhe kunat-opozitës ja shkruan statuset e njejta dorë. E dukshme rënia e kreativitetit prej këshilltarëve të huaj, që siç këshillojnë Vucic, këshillojnë edhe çiftin Rama-Basha si të manipulojnë deri në mpirje opinionin publik shqiptar. Protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë.

LAJM KRYESOR: Çmimet! PROTESTA masive në çdo cep, studentët e UBT marsh nëpër Tiranë, trazira në Korçë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha monika kryemadhi proteste per rritjen e cmimeve edi rama lulzim basha monika kryemadhi proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll