Politike

‘S’jeni popull’, Rama masakrohet në komente: O psikopat, na ka shkuar thika në palcë

11 Mars 2022, 19:29 Nga DOSJA
‘S’jeni popull’, Rama masakrohet në komente: O psikopat,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ‘masakruar’ në komentet e bëra nga ndjekësit e tij në rrjetin social Tëitter, në momentin që nuk i konsideroi popull, shqiptarët që kanë mbushur sheshet prej tre ditësh. Të revoltuar në maksimum nga fyerja që u bëri Kreu i Qeverisë, qytetarët nuk kanë pasur mëshirë.

“Protestat i bëjnë mirë demokracisë.Merri si sfidë,jo si ofendim. Në qofshin vetëm 5 persona në shesh,dëgjoji,”– shkruan një prej tyre.

o kungull as anglia nuk e ka cmimin e naftes sa e keni ber ju, per popullin me te varfer ne evrope…. Ngelet Vetem duke vjedh, 30 vite demokraci Vetem vjedhje zhvatje, e keni zhdukur rinin ane e mban botes! Te dal gjith populli tju zhduke sidomos jashqitjen komuniste,”- vijon një tjetër.

E ka me shtrenjte Anglia ke te drejte.. 260 lek te reja litri sot ose pak me shume se 2 euro.. ne shqiperi e kane 220 lek te reja litrin sot. Takse makine nuk paguajne dhe as siguracion si ne Angli,”_ shkruan një tjetër protestues.

“Psikopati po thote se protesten e po ben Berisha!!! Po atehere si ka mundesi qe i gjithe Populli te dali ne keto protesta ka demokrate e socialista!!! Popullit i ka shkuar thika ne palce o psikopate, te gjitha keto do i paguash nje dite…,”- vijon dhe dikush më tej.

Shqipëria është në revoltë kombëtare, çdo aks rrugor është bllokuar, por autori i këtyre protestave sipas Kryeministrit Edi Rama është paraardhësi i tij, Sali Berisha. Në një postim në Tëitter nga Antalia, Turqi ku dhe ndodhet sot, Rama shkruan se protestuesit që kanë mbushur çdo shesh në Shqipëri nuk janë popull, janë hijet e ‘nongratas’ referuar Berishës. Sipas tij, këto protesta janë një përpjekje e ulët për të manipuluar njerëzit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama proteste kunder rritjes se cmimeve edi rama proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll