Politike

Policia me armë, Vasili: Çuçi dhe Nano të mbajnë përgjegjësi për këtë

11 Mars 2022, 18:03 Nga DOSJA
Policia me armë, Vasili: Çuçi dhe Nano të mbajnë

TIRANË- Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka dënuar policët civilë me armë në protestën e sotme për rritjen e çmimeve. Gjatë një postimi në Facebook, Vasili shkruan se kjo vepër ka në krye ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano. Ai ka shktuar se qytetarët po protestojnë për bukën e gojës, duke i bërë thirrje SPAK që të veprojë kundër përgjegjësve të dhunës.

Postimi i Vasilit:

Çuçi dhe Nano pergjegjesi shume e rende penale, po perdorin ne menyre mafioze policine!! Horra civile naziskine me revole ne brez arrestojne ne emer te policise. I bej thirrje publike Ministrit Bendi Çuçi dhe Drejtorit te Pergjithshem Gledis Nano te ndalojne urgjentisht arrestimet mafioze te protestuesve nga maskarenj civile pa asnje shenje identifikimi.

Edi Rama plasi syte dhe shikoje revolverin ne brez te horrave te policise, qe arrestojne qytetaret e thjeshte qe protestojne per buken e gojes. Rama, Çuçi dhe Nano te vene nen kontroll histerine e dhunes te horrave me uniforme blu se po destabilizojne situaten ne menyre shume te rrezikshme. SPAK ja ku i ke faktet vepro kundra palacove te pushtetit çfare pret më! Rama, Çuçi dhe Nano po behen njèsh me dhunen ilegale dhe paligjshmerine dhe do te pergjigjen deri ne ne nje penalisht dhe personalisht perpara ligjit.

LAJM KRYESOR: Çmimet! PROTESTA masive në çdo cep, studentët e UBT marsh nëpër Tiranë, trazira në Korçë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bedi çuçi gledis nano petrit vasili proteste per rritjen e cmimeve bedi çuçi gledis nano petrit vasili proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll