Aktualitet

Në krye të bordit, Balluku: Nesër nisin kontrollet, verifikohen rezervat e naftës

11 Mars 2022, 15:44 Nga DOSJA
Në krye të bordit, Balluku: Nesër nisin kontrollet, verifikohen

TIRANË– Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e cila është tashmë edhe anëtarja e bordit të Karburanteve ka paralajmëruar se duke nisur nga nesër do të fillojnë kontrollet në terren për verifikimin e rezervave të depozitave të naftës. Çdo pikë që konstatohet në mos përmbushjen e deturimeve, do të gjobitet. Sipas Ballukut, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit do të bëjë transparencën e çmimit të karburanteve dhe do të jetë një mekanizëm për menaxhimin e të gjithë situates.

Statusi i plotë:

Asnjë tolerim për këdo që abuzon në kurriz të qytetarëve shqiptarë në këtë krizë globale që ka prekur të gjithë botën në sektorin hidrokarbur. Duke nisur nga nesër, do të nisim kontrollet në terren për verifikimin e rezervave të depozitave të naftës dhe do ndëshkojmë këdo që konstatohet në mos përmbushje të këtij detyrimi. Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit do të bëjë transparencën e çmimit të karburanteve dhe do të jetë një mekanizëm për menaxhimin e të gjithë situatës. Kërkojmë bashkëpunimin edhe të furnizuesve të karburante për ta përballuar këtë situatë me kosto sa më të ulët për qytetarët.

Në mbledhjen e sotme në Kryeministri së bashku me furnizuesit e naftës, Rama tha se situata e jashtëzakonshme e krijuar imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, duke u “ngrirë” edhe eksportin të gjithë furnitorëve vendas. Në fjalën e tij, Rama prezantoi edhe anëtarët e Bordit; dy ministrat (Energjitikës dhe Financave); Drejtori i Tatimeve&AKU, e 5 furnitorë, që do i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore belinda balluku kriza ekonomike prej luftes rama per naften 11 mars 2022 belinda balluku kriza ekonomike prej luftes rama per naften 11 mars 2022

Sondazh

Poll