Aktualitet

Lajm i mirë për shqiptarët: Në Hungari mund të shkoni pa certifikatë vaksinimi e pa PCR

11 Mars 2022, 14:44 Nga DOSJA
Lajm i mirë për shqiptarët: Në Hungari mund të shkoni

HUNGARI– Pas Malit të Zi, edhe Hngaria ka hequr masat kufizuese. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qytetarëve shqiptarë nuk do t’iu kërkohet më të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose shërimi, si dhe janë gjithashtu të përjashtuar nga kërkesa për të paraqitur një rezultat negativ të testit PCR para hyrjes. Kjo do të thotë se tashmë të gjithë do të lejohen të hyjnë pa kufizime në Hungari, për sa kohë që disponojnë dokumente të tjera të vlefshme udhëtimi, si një pasaportë, ose një vizë për ata që nuk mund të hyjnë në vend pa viza.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Hungaria ka hequr të gjitha masat kufizuese anti-covid për hyrjet në vend.Qytetarëve shqiptarë nuk do t’iu kërkohet më të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose shërimi, si dhe janë gjithashtu të përjashtuar nga kërkesa për të paraqitur një rezultat negativ të testit PCR para hyrjes. Kjo do të thotë se tashmë të gjithë do të lejohen të hyjnë pa kufizime në Hungari, për sa kohë që disponojnë dokumente të tjera të vlefshme udhëtimi, si një pasaportë, ose një vizë për ata që nuk mund të hyjnë në vend pa viza.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll