Aktualitet

“Tahirin e dënuam për faturë taksie”, Artan Hoxha: Absurde, ish-ministri në burg me…

11 Mars 2022, 14:50 Nga DOSJA
“Tahirin e dënuam për faturë taksie”, Artan Hoxha:

TIRAN- Gazetari investigativ, Artan Hoxha  ka komentuar zbardhjen e vendimit të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, ku ka theksuar se është absurde të mendosh se në këtë vendim thuhet se ai është dënuar për një faturë 145 euro. I ftuar në ABC Live, Hoxha tha se ndryshimi i akuzave të prokurorisë në Apel është një gjë e papranueshme, sidomos kur sipas tij, ish-ministri dënohet vetëm për 145 euro.

Sipas Artan Hoxhës, në të gjithë zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit në asnjë rresht nuk gjen akuzat e përfshirjes së tij në këtë grup kriminal ku përfitimi shkonte deri në 1 miliardë lekë, por përmendet vetëm fatura 145 euro e përfituar në mënyrë të paligjshme nga ai. 

“Në fakt deri më tani ministri më i rëndësishëm i dënuar është Tahiri, ish ministri tjetër Koka është akoma në hetim akoma nuk ka një gjykim. Është shumë interesante sesi do të shkonte një histori e tillë. Ne e dimë se çfarë ndodhi në 2016 ne folëm për miliarda euro të investuara dhe akuzon ministrin për pjesëmarrje në trafik narkotikësh dhe e dënon se ka përfituar në mënyrë të padrejtë për 145 euro që kushton vetëm një taksi kjo është ta katandisësh kokoshin në një thelë. Ta dërgosh tjetrin nga një person i përfshirë në trafik drogë në këtë nivel. Nëse kur u dha vendimi herën e parë ku LU tha se është i shkurajuar nga vendimi, ministri i Brendshëm ka përfituar 145 euro, i kushtonte vetëm një shishe vere me shumicë dhe jo më në restorant, kjo thuhet në vendimin e gjykatës. Të katandisësh 5 vjet hetim në këtë gjendje ku e shkruan gjykata e Apelit është për të ardhur keq. Ku shkoi gjithë 1 miliardë euro që u përfitua atë vit, ka përdorur makinë, ka njohje por nuk dihet si. Grupi kriminal i ka blerë varëse dhe kostum por që nuk i janë dorëzuar,”-tha ai.

Ndwrsa gazetari thekson se me këtë vendim ne shikojmë se kemi dënuar një person vetëm për një faturë 145 euro, ndërkohë që vuan dënimin në burgun ku janë të arrestuar për Lazaratin, anëtarë të dosjes së Xibrakës.

“Në të gjithë atë katraurë që i ka ndodhur vendit në atë vit ne kemi dënuar një person që ka përfituar 145 euro. Në burgun e Fierit janë dhe një pjesë e qytetarëve që janë arrestuar nga Lazarati, një pjesëtar i dosjes Xibraka dhe ministri është aty një burg i regjimit të hapu. Ne e kemi dërguar ish ministrin e Brendshëm më jetëgjatë të viteve të fundit për një faturë 145 euro që është faturë taksie dhe përfitimet e tjera janë jo materiale, nëse do e katandisim në këtë histori të tilla çfarë mund të presim për Inceneratorët që kanë vjedhur miliona euro. Më duket e pabesueshme sesi Apeli ngelet te kjo gjë dhe rrëzon provat dhe akuzat e prokurorit,”-shtoi më pas Hoxha. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha denohet saimir tahiri artan hoxha denohet saimir tahiri

Sondazh

Poll