Aktualitet

Gjenerali amerikan viziton Shqipërinë, ambasada: Mundësi për trajnim ushtarak në rajon

11 Mars 2022, 15:27 Nga DOSJA
Gjenerali amerikan viziton Shqipërinë, ambasada: Mundësi për

TIRANË– Gjatë ditës së sotme gjeneralmajori amerikan, David Tabor, i cili është komandanti i Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcave Tokësore Shqiptare, gjeneral brigade, Arben Kingji në Zall-Herr.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë me anë të një postimi në Twitter ku theksoi se dy komandantët diskutuan rreth disa trajnimeve të përbashkëta në të ardhmen.

‘Ata diskutuan mundësitë e ardhshme të trajnimit ushtarak në rajon, duke demonstruar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe dhe shikuan komandot e Forcave të Operacionit Special Shqiptar të kryenin një demonstrim taktik për të shfaqur aftësitë e tyre.”-thuhet në postim.

(2/2) They discussed upcoming military training opportunities in the region demonstrating our strong bilateral relationship and watched Albanian Special Operation Forces commandos perform a tactical demonstration to showcase their skills. pic.twitter.com/YoHHZc8rsa

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 11, 2022

 

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane arben kingji david tabor ambasada amerikane arben kingji david tabor

Sondazh

Poll