Aktualitet

Rënia drastike e nivelit të ujit në 3 HEC-et, rrezikohen rezervat e prodhimi i energjisë

11 Mars 2022, 12:06 Nga DOSJA
Rënia drastike e nivelit të ujit në 3 HEC-et, rrezikohen rezervat

FIERZË- ‘Fax News’ ka siguruar informacion sa i takon prodhimit të energjisë elektrike nga 3 hidrocentralet kryesore në vend. Mësohet se Hidrocentrali i Fierzës po punon me nivelin minimal të ujit 240 metër dhe maksimal 296 m, gjë e cila rrezikon ruajtjen e rezervave hidrike. HEC i Koman po punon në nivel minimal uji me 160 metër dhe maksimal 76 metër, ndërsa e njëjta situatë kritike paraqitet dhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës që punon në nivel minimal 61 metër e maksimal 76 metër. Specialistët këshillojnë se kur niveli i ujit bie nën 265 metër puna duhet të ndërpritet për ruajtjen e rezervave hidrike, ndërkohë që e kundërta po ndodh në këto 3 hidrocentrale, ku puna vijon pavarësisht rënies drastike të nivelit të ujit.

Ajo që vlen të përmendet është se jemi në muajin e parë të pranverës dhe këto shifra janë tregues i një situate kritike për prodhimin e energjisë elektrike gjatë muajve të verës, kur si çdo vit thatësira shkon në pikën e saj kulmore.

Situata aktuale në kaskadën e lumit Drin, paraqitet e tillë:

Prurjet natyrore në kaskadë janë:

– HEC Fierzë 90 m3/s
– HEC Koman 50 m3/s
– HEC Vau i Dejës 10 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

•Hec Fierzë 263.73 mmnd,
•Hec Koman 173.30 mmnd,
•Hec Vau Dejës 73.75 mmnd

Prodhimi ditor në të tre HEC-et është :

17.931 MWh (ditor)

Rezerva Energjitike eshte:

361.3 GWh

Marrë nga Faxweb

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet energjia elektrike hec hidrocentrali i fierzës energjia elektrike hec hidrocentrali i fierzës

Sondazh

Poll