Aktualitet

Kreu i shoqatës së fermerëve publikon 5 kërkesat: Ministrja e Bujqësisë s’jeton me situatën

11 Mars 2022, 14:18 Nga DOSJA
Kreu i shoqatës së fermerëve publikon 5 kërkesat: Ministrja

TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka reaguar sërish sot për situatën në të cilën ndodhen fermerët shqiptarë duke ironizuar ministrjen e Bujqësisë. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se ministrja e Bujqësisë nuk e ka mendjen tek vështirësitë e tyre, pasi ka injoruar edhe protestën e tyre mëngjesin e sotëm në Lushnje. Ndër të tjera në statusi e tij, ai ka renditur disa nga kërkesat e fermerëve dhe i bën thirrje qeverisë për të krijuar kushte të favorshme për fermerët e blegtorët.

Postimi i plotë i Ervin Resulit:

Ministrja e Bujqësisë se ka mendjen tek fermerët dhe nuk jeton me situatën! Fermeret/Blegtoret duhet ta marrin vet situaten ne dore. Kërkesat e fermerëve/blegetorve janë këto: 1. Vendosja e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni. 2. Te vendoset tavan për çmimet e inputeve bujqësore. 3. Riformulimi i skemës mbështetëse. Heqja të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri. 4. Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni. 5. Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella) Krijoni kushte qe fermert te prodhojne dhe konsumatoreve mos tu mungoje ushqimet baze.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli frida krifca ervin resuli frida krifca

Sondazh

Poll