Aktualitet

Dosja “Toyota Auris”, Artan Hoxha jep lajmin: Do shkoj në Bruksel, e kanë humbur besimin

11 Mars 2022, 12:00 Nga DOSJA
Dosja “Toyota Auris”, Artan Hoxha jep lajmin: Do shkoj në

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë me dije se kanë kërkuar për të dëshmuar në Prokurorinë belge lidhur me çështjen e “Toyota Auris”, duke shpjeguar dhe arsyen se përse.

Në një intervistë të dhënë për ABC Live, Hoxha ka theksuar se një fakt i tillë e bën të mendoje se tashmë autoritetet belge e kanë humbur besimin te autoritetet shqiptare, ndaj dhe i kërkojnë shqiptarët në Belgjikë. Sipas tij, autoritetet vendase janë të gatshëm që të paguajnë çdo kosto, por që dëshminë tashmë do e marrin në Bruksel.

““Toyota Auris”, është një çështje në hetim në Belgjikë në një informacion të fundit më është kërkuar që të shkoj në Bruksel për të dëshmuar në prokurorinë belge. Insistimi që më kanë kërkuar të shkoj atje më bën të mendoj se kanë humbur besimin tek autoritetet tona. Se ndryshe do të ndodhte si në rastin e Bashës, por një rast i fundit që një dëshmi e marrë nga autoritetet belge në territorin shqiptar është publikuar, ato do të marrin përsipër çdo shpenzim vetëm me idenë që të jenë të sigurtë,”– tha Artan Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris artan hoxha 3.4 mln euro ne toyota auris artan hoxha

Sondazh

Poll