Aktualitet

Përfshirja në protestë! Lapaj: Jam kërcënuar, kam pasur sulme personale

11 Mars 2022, 13:46 Nga DOSJA
Përfshirja në protestë! Lapaj: Jam kërcënuar, kam pasur

TIRANË-Avokati Adriatik Lapaj ka deklaruar se ka marrë kërcënime pas pjesëmarrjes në protestë. I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ ai tregoi se ndaj tij kishin nisur sulmet personale mirëpo shtoi se këto nuk e shqetësojnë shumë. Më tej avokati tha se do të vijojë të dalë në protestë për të dhe familjen e tij.

‘Kam kohë që ndjek një filozofi për protestën. Por unë dalë për veten, për vajzën time. Nëse gjykon se ka pamundësi për të përballuar jetesën duhet të jetë në shesh. Kjo po ndodh dhe kjo më kënaq. Duke dalë qytetarët vetë, kjo i i bën të pamenaxhueshëm nga partitë politike. Ajo është një protestë e qytetarëve dhe duhet të mbete te tille. Nisin dhe sulmet personale,. por kjo nuk më shqetëson fare. Jam me ata që nuk pyes shumë. Se vras mendjen fare..ajo që po thoja që qytetarëve nuk iu del llogaria, të reagojnë. Nuk ka rëndësi se kush më ka kërcënuar. Nuk ka lidhje. S’jam nga ata që i marr në konsideratë, nga çdo drejtim që vijnë. S’ka asnjë rëndësi. Nuk është Adriatiku këtu, këtu është halli i çdo qytetarëve.’- tha Lapaj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj adriatik lapaj

Sondazh

Poll